Deputeti i PD-së në qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, ka uruar ditën e Pashkëve përmes një urim në profilin e tij të Facebook.
Në postimin e tij Shehu shkruan se kjo festë përbën konceptin e vërtetë të familjes si diçka e shenjtë, pavarësisht “debateve” jo produktive të krijuara artificialisht së fundmi.
Postimi i plote:
“Ishte nje kenaqesi e vecante per mua te isha keto dite familjarisht, pjese ne kremtimet e Pashkeve ne Gjirokaster, Dropull, Permet e Kelcyre.
Festa e Pashkeve Ortodokse eshte nje dite e shenuar jo vetem per ate komunitet, por per te gjithe shqiptaret.
Perseri kjo feste u karakterizua nga cilesite me te spikatura te popullit tone, deshira per te jetuar ne paqe, bashkejetese fetare, miqesi, dashuri e nga europeizmi yne i thelle.
Desheroj gjithashtu te nenvizoj edhe nje parim te vecate, qe ngel i pa lekundur te ne, nje nga vlerat tona te medha, konceptin e vertete per familjen, te familjes sone si dicka e Shenjte, qe e gjeta kudo, pavaresisht disa “debateve” jo produktive e te krijuara artificialisht se fundmi.
Se bashku me kete lidhet dhe vizioni yne per femijet si pjese e saj, kujdesi shembullor per ata, per rritjen e edukimin e tyre me keto vlera te medha ne mendje e zemer, garanci kjo per te ardhmen e shoqerise.
Keto jane disa nga principet sublime te perbashketa te te gjitha komuniteteve tona fetare, principe tejet te rendesishme keto edhe per te ardhmen e bashkejeteses sone fetare.
Gezuar Pashket!”
Ndërkohe, pak ditë më parëm ambasadori amerikan Donald Lu, ne nje takim per mbrojtjen e te drejtave te LGBTI, numeroi mes te tjeresh edhe emrin e tij, si deputet qe eshte rreshtuar hapur kunder ketij komuniteti, duke kerkuar qe te bejne kujdes me kete komunitet.



