• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PASHKËT/ Si e uruan kryebashkiakët festën e besimtarëve katolikë: Nga Veliaj tek… (POSTIMET)
Home
Postimi i Ditës

PASHKËT/ Si e uruan kryebashkiakët festën e besimtarëve katolikë: Nga Veliaj tek… (POSTIMET)

21 April, 2019 k.autor Ekskluzive, Postimi i Ditës

Dita e Pashkëve është shoqëruar me urime të shumta që kanë  bërë figura publike, ku ndër to janë edhe kryebashkiakët përkatës të qyteteve të vendit.

Ata uruan të gjithë besimtarët katolik, ku nuk mungonte shpesh herë edhe fotoja e vezëve, symbol I Pashkëve.

AlpeNews.al ju sjell  urimet e kryebashkiakëve të vendit, që kanë zgjedhur rjetet sociale për t’I përcjellur.

Erion Veliaj, Tiranë

Gëzuar festën të gjithë besimtarëve!🍷🥖

Qofte nje dite frymezimi per kedo se jeta e mund vdekjen, dashuria e mund urrejtjen, optimizmi e mund cinizmin! Bekime e perqafime! ❤️

Dritan Leli, Vlorë

Të gjithë besimtarëve katolik i uroj Gëzuar Pashkët! Shëndet , gëzime e mbarësi në familjet tuaja.

Sotiraq Filo, Korçë

Mirëmëngjes nga Korça!
GËZUAR PASHKËN GJITHË BESIMTARËVE KATOLIKË!

Artur Bushi, Krujë

GËZUAR PASHKËT 🙏

Nga Kisha e fshatit Mallkuç, Ju uroj gëzuar festën e Ringjalljes dhe Jetës së virtytshme!

Qazim Sejdini, Elbasan

Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini uron besimtarët katolikë me rastin e Pashkëve:
“Të nderuar besimtarë kudo ndodheni, më lejoni përzemërsisht t’u uroj në ditën e rëndësishme dhe të papërsëritshme të Ringjalljes së Krishtit.
Kjo ditë, më shumë se asnjëherë tjetër, na kujton se sado e vështirë të jetë rruga, përsëri e mira triumfon ndaj së keqes, e vërteta ndaj gënjeshtrës dhe ndershmëria ndaj mashtrimit.
Ditë të tilla shtojnë tek secili prej nesh ndjenjën e reflektimit, solidaritetit, dashurisë dhe mbështetjes ndaj çdokujt që ka nevojë.
Uroj paqe, mirësi, begati e lumturi për secilin prej Jush dhe familjet tuaja.
Gëzuar Pashkët!”

 

Vangjush Dako, Durrës

Uroj besimtarët katolikë dhe të gjithë shqiptarët Gëzuar Pashkët. Paqja dhe harmonia mbizotëroftë gjithmonë në familjet tuaja! Sa më shumë mirësi dhe begati për Durrësin dhe mbarë kombin shqiptar!

Fredi Kokoneshi, Divjakë

Gëzim Topçiu, Maliq

Gëzuar Pashkën besimtarë katolikë 🥚💒, paqja, mirësia dhe begatia mbizotërofshin në familjet tuaja, drita e Zotit ju ndriçoftë jetën!
Pranverë e mbarësi! 🌼 Shëndet e gëzuar! 😊

Miranda Rira, Prrenjas

Gëzuar Pashkët miq besimtarë! Pashkët janë ringjallja e Krishtit, janë shpresa për ditë më të mira dhe më të begata!
Zoti qoftë me secilin prej jush, në çdo familje dhe çdo ditë!

Tonin Marinaj, Malësi e Madhe 

Në këtë ditë të shenjtë, dua t’ju uroj të gjithë besimtarëve katolikë, Gëzuar dhe për shumë vjet Pashkët!
Kjo Ditë e Bekuar e Ringjalljes, na kujton se e mira fiton ndaj së keqes dhe drita do të triumfojë kurdoherë mbi errësirën. Kjo festë na mbush të gjithëve me frymëzim për ripërtëritjen e besimit, shpresës, humanizmit dhe dashurisë për njëri-tjetrin. Ju uroj përzemërsisht që gjithmonë të keni harmoni, lumturi dhe begati në familjet tuaja!
Gëzuar!

Voltana Ademi, Shkodër

Festa e Pashkës më jep kënaqësinë që, në emrin tim dhe të Bashkisë së Shkodrës, të uroj të gjithë besimtarët katolikë:

Për shumë mot Pashkën!

Simbolika e kësaj dite, ajo e fitores së jetës mbi vdekjen, e të mirës mbi të keqen, e dritës mbi errësirën është një mesazh shprese për të gjithë shqiptarët.
Gëzuar Pashkën besimtarë katolikë, paqja, mirësia dhe begatia mbizotërofshin në familjet tuaja, drita e Zotit ju ndriçoftë jetën!
Për shumë vjet!

Ardia Kokomani, Shijak

Gëzuar Pashkët! Unë uroj të gjithë besimtarët e krishterë por njëkohësisht ju uroj të gjithëve me shpresën dhe dëshirën që të gëzoni në çdo ditë të vitit!
Urimet më të përzemërta!

Juliana Memaj, Ura Vajgurore

Gëzuar Pashkët!

 

 

 

           Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAPI "RRUGËN" PËR HUMBJEN E ARSENALIT/ Ja si Mustafi "masakrohet" në rrjetet sociale (FOTO+VIDEO)
Previous article MERR FUND PRITJA 34-VJEÇARE/ PAOK shpallet kampion i Greqisë, ja festa e çmendur (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

NGA DASMA QË PO PRET BOTA, TE NDARJE DHE MIQËSI TË FTOHURA/ Javë e nxehtë për showbizin, çfarë po ndodh me VIP-at tanë Ekskluzive

NGA DASMA QË PO PRET BOTA, TE NDARJE DHE MIQËSI TË FTOHURA/ Javë e nxehtë për showbizin, çfarë po ndodh me VIP-at tanë

“AUTENTIKE, E EGËR DHE SPEKTAKOLARE” / Media spanjolle jehonë bukurive shqiptare: Vendi që dikur ishte sekret, sot po pushtohet nga turistët Aktualitet

“AUTENTIKE, E EGËR DHE SPEKTAKOLARE” / Media spanjolle jehonë bukurive shqiptare: Vendi që dikur ishte sekret, sot po pushtohet nga turistët

"PO VDES...."/ Detajet e trishta nga ngjarja tragjike në Manhattan ku humbi jetë 56-vjeçarja shqiptare: Nuk kishte asnjë kon sigurie Aktualitet

"PO VDES...."/ Detajet e trishta nga ngjarja tragjike në Manhattan ku humbi jetë 56-vjeçarja shqiptare: Nuk kishte asnjë kon sigurie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT