Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda i ka rikthyer ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri pasaportën, duke i dhënë mundësinë që edhe të udhëtojë jashtë nëse dëshiron, pasi sipas saj nuk përbën rrezik për hetimin që po zhvillohet ndaj tij për një lidhje të mundshme me grupin kriminal të “Habilajve” të Vlorës.
Pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ndaloi fillimisht daljen e ish ministrit Saimir Tahirit jashtë shtetit, rrjedhimisht atij iu bllokua edhe pasaporta.
Sipas vendimit fillestar Tahiri duhe që të paraqitej çdo javë në Prokurori, deri në përfundim të hetimit të çështjes ndaj tij.
Me poshtë, kronologjia e vajtje- ardhjeve të tij të deritanishme, në institucionet e drejtësisë
Më 27 tetor, deputetit Saimir Tahiri ka mbërritur nga prokurorinë e Krimeve të Rënda, në përgjigje të ftesës nga kreu i këtij institucioni, Besim Hajdarmataj për paraqitje.
Ky hap u ndërmor një ditë pas kontrollit në shtëpinë e ish ministrit të Brendshëm ku prokuroria sekuestroi disa prova materiale.
Seanca zgjati rreth dy orë e gjysmë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku Tahiri u pyet nga prokurorët e çështjes, pas akuzave te ngritura ndaj tij.
Paraqitjet e tij në Gjykatë:
Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri bëri paraqitjen e tij të parë në Gjykatën e Krimeve të Rënda në 15 dhjetor. Seanca zgjati rreth 1 orë. Gjykata vendosi masën për bllokimin e pasaportës dhe ndalimit të Tahirit për t’u larguar jashtë Shqipërisë. Si shkak për këtë masë shërbyen raportimet mediatike rreth një udhëtimi të ish ministrit në Gjermani, për të cilën u ngritën shumë hipoteza. Mësohet se Saimir Tahiri ka thënë gjatë kësaj seance se Gjykata nuk duhet ta marë këtë masë pasi Prokuroria nuk ka prova të reja që të rëndonin pozicionin e tij juridik, sepse i ka pasur ato në dosje që në datën 20 tetor kur edhe filloi hetimi i kësaj çështje.
Thirrja e Tahirit u bë sepse Gjykata e Krimeve të Rënda zhvilloi një seancë për bllokimin e pasaportës, pa dijeninë dhe praninë e z. Tahiri dhe avokatëve të tij. Ish ministri tha se me lajmin është njohur nga media. Brenda pesë ditësh Tahiri u thirr dhe ai u parait kur edhe ju komunikua masa.
Pas kësaj seance dëgjimore, avokati i Tahirit tha se do të apelonin vendimin. “Do apelojmë vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda e cila është kthyer në një noter të Prokurorisë. Nuk ka asnjë rrezik që Tahiri të largohet jashtë vendit. Klienti im është i gatshëm të përballet me drejtësinë. Nuk ka fakte dhe prova të reja”- tha avokati Maks Haxhia.
Duke u prononcuar shkurtimisht për gazetarët jashtë godinës së Gjykatës, Tahiri tha se “do të flasë së shpejti”, por nuk ka bërë komente të tjera.
Ndërkohë që avokati i tij Maksim Haxhia sulmoi Gjykatën e Krimeve të Rënda duke thënë se është “kthyer në një notere për kërkesat e Prokurorisë”.
Nërsa sot, 11 ditë më vonë, në paraqitjen e tij të dytë në gjykatë vendimi për bllokimin e pasaportës së Tahirit është shfuqizuar.
Ky eshte vendimi që ka marrë Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, ndaj deputetit Tahiri. Për rreth 90 minuta në seancë është bërë e mundur që përmes provave të reja, sic tha avokati i Tahirit, kanë bindur gjykatën të shfuqëzojë vendimin për bllokimn e pasaportave të tij.
Sic duket gjykata është bindur që ish ministri nuk përbën rezikshmëri për të prishur provat. Në një prononcim për mediat avokati i tij, Maks Haxhia u shpreh se kanë paraqitur prova të reja, po duke mos përmendur se cilat janë këto argumente.
Përgatiti: AlpeNews.al





