• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAS VLORËS DHE DHËRMIUT/ Dalin në protestë pronarët e mjeteve lundruese në Durrës: Problematikat janë në jug, tek ne kurrë
Home
Aktualitet
Kronikë

PAS VLORËS DHE DHËRMIUT/ Dalin në protestë pronarët e mjeteve lundruese në Durrës: Problematikat janë në jug, tek ne kurrë

8 August, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pronarët e motorskafëve dhe mjeteve të tjera lundruese në Durrës kanë dalë në protestë ditën e sotme pranë Drejtorisë Vendore të Kufirit & Migracionit, pasi që prej ngjarjes tragjike të humbjes së jetës së një 7-vjeçareje në Himarë, ata nuk lejohen më të ushtrojnë aktivitetin e tyre.

“Jemi taksapaguajtës të rregullt. Në mes të sezonit turistik na hiqet e drejta e ushtrimit të aktivitetit. Për shkak të ngjarjes në jug, po penalizohemi dhe ne, ndërkohë kurrë nuk kemi pasur problematika të atij lloji”, thonë ata.

Protestuesit u shprehën të shqetësuar pasi kjo situatë po u shkakton vështirësi ekonomike, ndërkohë që të gjithë operatorët, kanë paguar çdo detyrim dhe nuk është marrë asnjë masë minimalisht për lehtësimin nga detyrimet përkatëse. Ata deklaruan se pezullimi është bërë pa asnjë shkresë apo njoftim zyrtarë, por vetëm verbalisht.

“Kanë ardhur dhe na kanë pezulluar aktivitetin, vetëm me një njoftim verbal, pa asnjë shkresë. Si të procedojmë në kushte të tilla? Tani është kulmi i sezonit dhe të urdhërojnë të kryejnë kontrolle, pasi jemi komfort çdo parametri dhe urdhri që parashikohet për ushtrimin e këtij aktiviteti”, thotë njëri prej protestuesve.

Kjo Kjo është protesta e tretë e pronarëve të mjeteve lundruese pas atyre në Dhërmi dhe në Vlorë. Disa ditë më parë në një aksion nisi bllokimi i mjeteve lundruese ishte iu pranishëm edhe kreu i policisë së shtetit Gledis Nano qe ka kontrolluar vet dokumentacionet e mjeteve lundruese duke kërkuar bllokimin e tyre derisa të verifikohen.

Policia ka dhënë urdhër që asnjë mjet lundrues pa dokumente të mos qarkullojë në bregdet. Për 4 ditë policia kufitare ka bllokuar 200 mjete lundruese nga veriu në jug, të cilat po kalojnë në filtrin e dokumentacionit ligjor për tu rikthyer në det. Pas bllokimit të mjeteve, pronarët e subjekteve të mjeteve lundruese në Velipojë kanë reaguar duke deklaruar se kanë 14 vite në këtë aktivitet dhe se ky moslejim pa asnjë shkresë zyrtare është i papranueshëm, pasi ato paguajnë taksa si biznes, ndërsa sipas tyre në plazhin e Velipojës nuk është regjistruar asnjë incident, qoftë dhe minimal. Edhe në Vlorë, të shtunënpronarë e administratorë të mjeteve lundruese dolën në protestë pasi prej disa ditësh si pasojë tragjedisë së ndodhur në Himarë, është ndaluar përdorimi i tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "IA Q* KREJT ROPT"/ Sherr masiv mes të rinjve shqiptarë në mes të rrugës (VIDEO)
Previous article ÇMIMET E LARTA TË KARBURANTEVE/ Akuza e Berishës: 250 mijë tonë naftë kontrabandë, patronohet nga dora e zezë e qeverisë

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT