• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS VIZITËS NË VLORË/ Kryeministri Ramush Haradinaj relaksohet në Jalë (VIDEO)
Home
Pushimet VIP

PAS VIZITËS NË VLORË/ Kryeministri Ramush Haradinaj relaksohet në Jalë (VIDEO)

8 August, 2018 F.autor Pushimet VIP

Pas vizitës disaorëshe në qytetin e Vlorës, takimin me kryebashkiakun Dritan Leli, homazheve pranë varrit të Ismail Qemalit dhe vizitës në muzeun historik dhe të Pavarësisë, një pasdite relaksi buzë bregdetit të Jalës është mënyra më perfekte për të mbyllur ditën kryeministri Ramush Haradinaj.

Një ditë e ngjeshur kjo e sotmja, dhe ku gjatë paradites  kryeministri Ramush Haradinaj çoi selam presidentit Hashim Thaçi  se ” Hapja e temës së kujfive ishtë e papranueshme dhe se kufijtë nuk lëvizen me fjalë”.

Ora News ka arritur ekskluzivisht të filmojë disa momente kur kryeministri po pushon në bregdetin e Jalës.

Nga ana tjetër, në Prishtinë presidenti Thaci po mbante një konferencë për median sërish lidhur me propozimin për korigjimin e kufijve, ku nënvizoi sërish se korigjimi i kufijve nuk nënkuptonte ndarje të Kosovës.

“Për fat të keq për popujt e Ballkanit luftrat kanë qenë tragjike në të kaluarën dhe realiteti i sotëm është krejtësisht rezultat i epilogjeve të atyre luftrave. Hapja e temës së kujfive është e papranueshme për mua.
Ajo për të cilën unë jam pro është që të më 1 janar të hiqet dogana midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Është një retorikë politike. Beogradi bën një retorikë, Prishtina i bën një kundërpërgjigje, në fund kufijtë nuk lëvizen me fjalë. Ne fatmirësisht jetojmë në demokraci por kufinjtë janë ndarë si rezultat i epilogjeve të luftrave. Nuk duhet të preken kufijtë.”

Ora News vuri re se në zonën ku po pushonte kryeministri Haradinaj ishin forcuar masat e sigurisë. Së bashku me të orët e relaksit pranë të bukrit bregdet të Jalës e kanë shijuar dhe i gjithë stafi i kabinetit që shoqëroi kryeministrin kosovar në këtë vizitë në Vlorë.

Kjo është hera e dytë që kryeministri i Kosovës vjen në Shqipëri në vizitë zyrtare gjatë këtij mandati, pas vizitës në shtatorin e 2017.  Nuk dihet nëse gjatë këtij udhëtimi Haradinaj do të takohet dhe me kryeministrin Edi Rama që ndodhet me pushime në Dhërmi, për të disktuar mbi tezat e hedhura nga presidenti Thaçi për korrigjim kufijsh dhe bashkim me Luginën e Preshevës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GREVA EUROPIANE/ Kompania irlandeze “Ryanair” anulon 250 fluturime të tjera
Previous article DUAN LAVDIN E DIKURSHME/ Dyshja e kampionëve monitorojnë stërvitjen e MILANIT

F.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT