Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministri e ka humbur sërish betejën në gjykatat amerikane, në tentativë për të hequr nga supet akuzën e rëndë të përgjegjësit kryesore të tragjedisë së Gërdecit.
Me vendimin e 2 shtatorit 2020, drejtësia amerikane verteton zyrtarisht përfshirjen e Shkelzen Berishës si aktor kryesor në skandalin e demontimit të municioneve të Gërdecit, nga shpërthimi i të cilave humbën jetën 26 njerëz të pafajshëm dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.
Gjykatësit Martin, Neësom, dhe O’scannlain në vendimin e e 2 shtatorit nënvizojnë se: “Autori librit Guy Laëson u mbështet në gjetjen e fakteve në shumë artikuj të publikuar më parë të cilat akuzonin Shkëlzen Berishën si i përfshirë në mashtrimin e komonisë AEY dhe në botën e nëndheshme kriminale shqiptarë. Laëson shkoi më tej duke intervistuar edhe persona te tjerë të cilët pohuan të njëjtën gjë për zotin Berisha”!
Gjyqtarët amerikanë në vendim thonë se nuk kanë gjetur asnjë gabim në vendimin e gjykatës së Floridas dhe theksojnë se: Berisha nuk solli argumente të bazuara përmes të cilave të mbërrinte në përfundimin e se gjykata e distriktit abuzoi duke mos i dhënë kohën e duhur për të sjellë provat.
Vendimi dhe iu apelit amerikan për Shkelzen Berishën është një këmbanë alarmi për drejtësinë e re shqiptare dhe veçanërisht për Prokurorinë Speciale SPAK dhe BKH që të rinisin hetimin e thelluar për këtë skandal që përfundoi në tragjedi.
Indicien ligjore e kanë, pasi familja Durda që humbi djalin 7 vjeçar duke luajtur me biçikletë në oborrin e shtëpisë së tij, ka bërë padi të re për zbardhjen e kësaj çështjeje.
Ndërkohë që janë publike të gjitha deklarimet e Shkelzen Berishës, telefonatat me ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, hyrje daljet në këtë ministri të regjistruara në protokollin e sekretarisë. Por dhe me biznesmenin Mihal Delijorgji!
Bashkë me ta është dhe letra e ish ministrit të Drejtësisë Aldo Bumçi për Ministrin ë e Mbrojtjes dhe trajtimin me prioritet të kërkesave të Shkelzen Berishës për municionet.
Janë dhe deklaratat e ish ministrit tjetër të Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, asokohe kreu i antikorrupsionit në kryeministri që kopsiti të gjitha letrat për biznesin e vdekjes në Gërdec.
Janë mbi të gjitha dhe intervistat e viktimës kriminale të këtij biznesi, biznesmenit Kosta Trebicka që u nda nga jeta për “gjueti” në Korçë me një shapkë Myzeqeje të varur në brez, i cili akuzonte drejtpërdrejt përmes bisedës telefonike djalin e ish kryeministrit Sali Berisha!
Njëherësh është dhe kabllogrami i ambasadës amerikane ku janë të evidentuara ankesat e ish shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Gjeneral Major Luan Hoxha, për presionin e Shkelzen Berishës që të furnizohej më shumë me municione nga depot e ushtrisë.
Luan Hoxha ka marrë azil politik në SHBA nga frika e familjes Berisha.
Janë dhe deklaratat kontradiktore të vetë ish kryeministrit Sali Berisha. Këto janë besojmë të mjaftueshme që SPAK, mbështetur dhe nga “FBI”-ja shqiptare të nisin hetimet e thelluara për skandalin e Gërdecit që përfundoi në tragjedi.(TemA)


