• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS TËRMETIT/ Ministrja Denaj: Prioritet siguria e qytetarëve, kontroll i sigurimit teknik të ashensorëve
Home
Politikë

PAS TËRMETIT/ Ministrja Denaj: Prioritet siguria e qytetarëve, kontroll i sigurimit teknik të ashensorëve

24 September, 2019 k.autor Politikë

Pas tërmetit ministrat kanë dalë në terren për të shfaqur mbështetjen dhe parë  situatën.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, së bashku me kryeinspektorin e Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut, Lavdrim Sahitaj, monitoruan nga afër situatën në terren sa i përket sigurisë së ashensorëve, me qëllim ndërgjegjësimin e administratorëve të pallateve, banorëve dhe kompanive të ashensorëve, lidhur me sigurimin teknik të ashensorëve, të dëmtuar si pasojë e tërmetit, në ambiente publike dhe private.

Ministrja Denaj i bëri apel të gjitha kompanive përgjegjëse për sigurinë e ashensorëve dhe mirëmbajtjen e tyre që të kryejnë verifikimet e nevojshme  që të garantohet siguria e qytetarëve.

“Duhet solidaritet për të gjithë situatën dhe do t’u kërkoja të gjithë kompanive, të cilat ruajnë dhe mirëmbajnë ashensorët, ruajnë elementët teknikë dhe i mirëmbajnë në aspektet e sigurisë së qytetarëve, të përshpejtojnë për t’i kontrolluar dhe për t’i verifikuar edhe aty ku nuk ka kërkesë nga administratorët e pallateve, siç është në rastin konkret, pasi është obligim qytetar. Të gjithë duhet të angazhohemi për të krijuar siguri për të gjithë qytetarët”, u shpreh Ministrja Denaj.

Ajo informoi se Ministria e Financave dhe Ekonomisë po punon mbi disa ndryshime ligjore lidhur me rritjen e elementëve të cilësisë së certifikimit sa i përket sigurisë së ashensorëve, sipas standardeve të BE-së, ndryshime të cilat shumë shpejt do të dërgohen për miratim në Këshillin e Ministrave.

“ Për të gjitha kompanitë, ato të ndërtimit dhe kompanitë që instalojnë dhe monitorojnë ashensorët, çertifikimi sipas standardeve të BE-së është një kusht. Elementët të cilët do të verifikojnë këto elementë sigurie do të jenë shumë shpejt të pasqyruara në një projektvendim të Këshillit të Ministrave, për të rritur edhe më tej sigurinë e qytetarëve dhe për ta bërë punën e administratorëve edhe më të lehtë në vijim”, sqaroi Ministrja.

Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut ka komunikuar gjatë këtyre ditëve me të gjitha kompanitë e instalimit të ashensorëve, njësitë vendore dhe administratorët e pallateve, në mënyrë që të bëhet një rivlerësim i gjendjes teknike të ashensorëve.

Kryeinspektori Sahitaj theksoi se kanë komunikuar me njësitë vendore dhe 450 administratorët e pallateve në Tiranë e Durrës dhe k një nagazhim të kompanive, të cilat kanë instaluar dhe janë përgjegjëse për ashensorët.

” Me këtë rast dua t’i bëj thirrje edhe një herë njësive vendore dhe të gjithë administratorëve që pas tërmetit të bëjnë të mundur një rivlerësim të ashensorëve, te kompanitë që janë përgjegjëse për këtë pjesë”, u shpreh Sahitaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK DO TI BESONI SYVE/ Valbona Selimllari sapo gjeti sozinë e Eliona Pitarkës
Previous article U PËRMBYTËN/ Banorët në Fushë Krujë: E kaluam natën në rrugë! Jemi izoluar

k.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge... Politikë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge...

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT