Presidenti Joe Biden ka dhënë mbështetjen e tij për Kamala Harris për të zënë vendin e tij si kandidat/e e Partisë Demokratike për presidente të SHBA-ve.
Në një deklaratë të shpërndarë në X, Biden shkroi: “Sot dua të ofroj mbështetjen dhe miratimin tim të plotë që Kamala Harris të jetë e nominuara e partisë sonë këtë vit. Demokratë, është koha që të bëhemi bashkë dhe të mundim (Donald Trump). Le ta bëjmë këtë”, shkruan ai.


