• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS TENSIONEVE NË VERI/ Shefi i diplomacisë europiane bën lëvizjen e radhës, fton Kurtin dhe Vuçiçin në…
Home
Rajon

PAS TENSIONEVE NË VERI/ Shefi i diplomacisë europiane bën lëvizjen e radhës, fton Kurtin dhe Vuçiçin në…

1 August, 2022 s.autor Rajon

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka ftuar në një takim në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë burimet në bllokun evropian.

Kurti dhe Vuçiç kanë marrë ftesë për vazhdimin e dialogut, ku do të diskutohet për të gjitha çështjet e hapura mes dy shteteve.

Burimet në Bruksel tërheqin vërejtjen se tensionet janë pasoja e drejtpërdrejt e mungesës së vullnetit të liderëve për t’u ulur dhe për të vazhduar dialogun.

Sipas burimeve të REL-it, ftesa e Borrellit për takimin në Bruksel është e hapur dhe tash për tash nuk ka ndonjë datë për rundin e ri të dialogut sepse “gjithçka varet nga vullneti politik i liderëve të Kosovës dhe Serbisë”.

Dei më tani nuk ka konfirmim për pjesëmarrjen e udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë në këtë takim të thirrur nga Borrell.

Siç u konfirmua në Bruksel, përfaqësuesit e BE-së kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit gjatë 31 korrikut, kur u vendosën barrikada në veri të Kosovës nga serbët lokalë.

Barrikadat ishin kundërpërgjigje ndaj dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe.

Sipas vendimit, të gjithë qytetarët e Serbisë që do të hyjnë në Kosovë do të pajisen me një dokument për hyrje-dalje me të hyrë në territorin e shtetit. Ky dokument do të vlejë për 90 ditë.

Ndërkaq, vendimi i dytë për targat thotë se të gjithë personat që kanë makina me targa me akronim të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, duhet t’i riregjistrojnë makinat e tyre.

Pas tensioneve në veri të Kosovës, Qeveria e Kosovës u zotua se do të shtyjë zbatimin e vendimit për 30 ditë, kur të hiqen barrikadat.
Disa barrikada në Rudarë nisën të largohen paraditen e 1 gushtit.

Ndryshe, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, Kurti dhe Vuçiç janë takuar dy herë, dhe të dy takimet nuk kanë sjellë ndonjë rezultat konkret. Takimi i tyre i fundit është zhvilluar në korrik të vitit 2021.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK ËSHTË NË PLAN TË ÇAVIT PËR SEZONIN E ARDHSHËM/ Barcelona dëshiron largimin e futbollistit më të pasur të skuadrës
Previous article "TA KALON BERATI DHE FIERI, PËR TY..."/ Rama kapet me kryebashkiaken e Durrësit për zjarret: Unë i kam ca rrënjë nga Berati dhe…

s.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë Rajon

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT