• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 May, 2025
AlpeNews

Tirana, Albania

21 May, 2025
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
PAS TEATRIT/ Muzeu Historik Kombëtar i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
Home
Kulturë

PAS TEATRIT/ Muzeu Historik Kombëtar i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)

30 October, 2018 enxhi.autor Kulturë

Pas Teatrit, një tjetër monument kulture do t’i nënshtrohet ndërhyrjes. Ministrja e Kulturës në një postim ka bërë të ditur se është ngritur grupi i punës për rikonceptimin e godinës së Muzeu Historik Kombëtar, i cili u hap 37 vjet më parë. Për të, kontribuuan në atë kohë specialistët më të mirë të vendit nga fusha të ndryshme si: histori, gjuhësi, etnografi, arkitekturë e të tjerë.

Projekti rikonstruksioni fizik, për një ndërtesë tejet të amortizuar, të lodhur, që asnjëherë nuk është investuar në strukturë, të cilës sot i mungojnë të gjitha parametrat e kushteve të domosdoshme të një institucioni publik kulturor, ruajtjen e trashëgimisë kulturore, të fondeve dhe koleksioneve dhe modernizimit të jetesës se muzeut, hapjen e muzeut ndaj sheshit dhe demokracisë së ndërtesave duke ofruar shumë funksione dinamike

Po në Instagram, Kumbaro publikon dhe foto nga grupi i punës, ku është Olsi Eftimiu, arkitekt i studios “Atelier 4”, i cili shpjegon projektin me të cilin do të ndërhyhet. Më herët, Eftimiu ka marrë përsipër ndërtimin e ArTurbinës dhe restaurimin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Në postimin e Ministres shihet qartë se do të ndryshojë tërësisht pjesa e hyrjes në Muze e cila do të jetë me xham, me ekrane digjitale dhe me bar kafe.

Kumbaro: Ne 37 vjetorin e krijimit të Muzeut Historik Kombëtar ku thuajse asnjëherë nuk është ndryshuar. Një koncept i ri është i domosdoshëm, një muze i hapur i duhet sot, një hapësirë për edukim duhet të ardhme

Pak vite më parë, një tjetër ndërhyrje në Muzeun Historik u bë shkak për një debat mes politikanëve por dhe arkitektëve. për shkak se gurët e mozaikut ishin duke rënë u propozua rishikimi i fasadës. çka përcolli dhe tensione.

Megjithatë, tashmë me projektin e Kumbaros do të preket drejtpërdrejt një institucion që është monument kulture.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI I EKSTREMISTIT/ Mbërrin në Tiranë trupi i 35 vjeçarit, Kacifa. Familjarët...
Previous article MERO BAZE/ Përse Lulzim Basha u “është dorëzuar” zgjedhjeve?

enxhi.autor

Postime të ngjashme

AUSTRIA FITON EUROVIZIONIN/ Shqipëria në vend të 8 Breaking News

AUSTRIA FITON EUROVIZIONIN/ Shqipëria në vend të 8

RIKTHEHET JAVA KULTURORE E EVROPËS/ Nga 17 deri më 31 maj, një festë e artit, identitetit dhe dialogut në 9 qytete të Shqipërisë Kulturë

RIKTHEHET JAVA KULTURORE E EVROPËS/ Nga 17 deri më 31 maj, një festë e artit, identitetit dhe dialogut në 9 qytete të Shqipërisë

"JANË AUTENTIKË..."/ CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste Kulturë

"JANË AUTENTIKË..."/ CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste

Facebook Comments

DENIS DYRNJANA/ Berisha i promovon, Rama i aplikon primaret Blog

DENIS DYRNJANA/ Berisha i promovon, Rama i aplikon primaret

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore

LUTFI DERVISHI/ Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve Blog

LUTFI DERVISHI/ Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh Blog

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh

KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT