Pasi përmbylli takimin me Përfaqësuesen e Lartë të BE, Frederica Mogherini, e cila përcolli sot nga afër raportin e KE për çeljen e negociatave të Shqipërisë në BE, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Shkupit bashkë me zyrtaren.
Ky i fundi iu është bashkuar liderëve të Ballkanit në Samitin Dixhital të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Shkup.
Ka qenë vet kreu i qeverisë shqiptare që ka njoftuar përmes një fotoje në ‘Facebook’ ndërsa shihet pranë Mogherinit dhe liderëve të tjerë.
“Sonte në Shkup🇪🇺🇦🇱🇲🇰🇽🇰🇷🇸🇧🇦🇲🇪”, shkruan Rama.



