• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS TAKIMIT ME RAMËN/ Merkel: Vendimi për bisedimet me Shqipërinë, javët e ardhshme
Home
Shqipëri

PAS TAKIMIT ME RAMËN/ Merkel: Vendimi për bisedimet me Shqipërinë, javët e ardhshme

25 April, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Gjermania do të marrë vendimin e saj lidhur me rekomandimin e Komisionit europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë në javët e ardhshme pasi të shohë “nëse ka ende gjëra për të bërë, nëse ka progres të mjaftueshëm dhe gjithashtu pasi ta diskutojmë këtë me homologët tanë evropianë”. Deklarata u bë nga kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë një komunikimi për shtypin që ajo pati së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama, përpara nisjes së takimit mes tyre.

Kancelarja Merkel theksoi se takimi i sotëm me kryeministrin Rama “është shumë i rëndësishëm për mua, sepse do të mësoj nga vetë kryeministri se si e sheh zbatimin e parakushteve të ndryshme, dhe se si mund të vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë në reforma, sepse ne e kemi bërë gjithmonë këtë dhe dëshirojmë ta bëjmë përsëri”.

Gjatë deklaratës së saj zonja Merkel nënvizoi se “Shqipëria ka nisur projekte të rëndësishme reformash dhe se është bërë përparim. Sjell ndër mend shqyrtimin e disa qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo gjithashtu forcon sistemin ligjor në tërësinë dhe besueshmërinë”.

“Ne e dimë se tani kontrolli duhet të zgjerohet edhe në polici. Unë vetëm mund ta inkurajoj Kryeministrin të vazhdojë në këtë rrugë. Ka fusha të tjera për të cilat do të flasim, sundimi i ligjit në përgjithësi, por edhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”. Duke mbyllur deklaratën e saj, kancelarja Merkel tha se “Gjermania dëshiron të mbështesë Shqipërinë. Gjermania dëshiron të jetë e dobishme, në mënyrë që ne të mund të shohim me të vërtetë progresin që na duhet për të marrë një vendim në qershor”, tha ajo.

Nga ana e tij kryeministri Rama u shpreh qartë se priste mbështetjen e Gjermanisë kur tha se “kam ardhur këtu për t’i shprehur Kancelares bindjen time se Shqipëria nuk duhet të humbasë kohë në pritje të hapjes së negociatave për anëtarësim, sepse Shqipëria e ka fituar atë”, tha zoti Rama ndërsa theksoi me herët se rekomandimi i Komisionit europian ishte i pakushtëzuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Matematikisht kampione, Shkëndija barazon ndaj Akademija Pandev
Previous article UPS! Temperaturat po rriten, Lori Hoxha zbulon thithkën për ndjekësit e saj! (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT