Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në përfundim të takimit me presidentin Ilir Meta, deklaroi se bisedimet me të u fokusuan tek një datë e re zgjedhjesh, pasi nuk mund të jetë 30 qershori.
Shehi tha se nga mbrëmja e sotme, Meta mund të dalë me një vendim për të dekretuar një datë të re zgjedhjesh, por deri atëherë do të duhet të presim.


