• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS SULMIT TERRORIST ME 5 TË VDEKUR/ Turqia bombardon kurdët në Siri dhe Irak
Home
Nderkombetare

PAS SULMIT TERRORIST ME 5 TË VDEKUR/ Turqia bombardon kurdët në Siri dhe Irak

24 October, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Turqia ka goditur caqet e dyshuara të militantëve kurdë në Siri dhe Irak për të dytën ditë me radhë, pas sulmit të 23 tetorit në një kompani turke të mbrojtjes, që la të vrarë të paktën pesë persona, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve.

Organizata Kombëtare e Inteligjencës ka shënjestruar disa “vendndodhje strategjike” që përdoren nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) apo nga milicitë kurde siriane, që janë të lidhur me militantët, raportoi agjencia Anadolu. Caqet përfshijnë caqe ushtarake, të inteligjencës, energjisë, infrastrukturës dhe depo të municioneve. Ndërkaq, një zyrtar i sigurisë tha se gjatë sulmeve të enjten janë përdorur dronë.Të mërkurën, forcat ajrore turke kryen sulme ajrore ndaj caqeve të ngjashme në veri të Sirisë dhe në veri të Irakut, disa orë pasi zyrtarët qeveritarë fajësuan PPK-në për sulmin vdekjeprurës në selinë e kompanisë së mbrojtjes, TUSAS.

Sulmuesit – një burrë dhe një grua – shkuan në ndërtesën e TUSAS-it, në periferi të Ankarasë, me një taksi që ata e morën pasi e vranë shoferin, tha Anadolu. Të armatosur me pushkë sulmuese, ata aktivizuan eksplozivë dhe hapën zjarr, duke vrarë katër persona në TUSAS, përfshirë një pjesëtar të sigurisë dhe një inxhinier mekanik.

Autoritetet thanë se edhe mbi 20 persona mbetën të plagosur, teksa shtuan se kanë vrarë dy sulmuesit e dyshuar.

PPK-ja ende nuk ka reaguar për sulmin në Ankara, apo për sulmet ajrore të Turqisë. TUSAS dizajnon, prodhon dhe monton avionë civilë dhe ushtarakë, dronë dhe pajisje të tjera për industrinë e mbrojtjes dhe për sistemet ajrore.

Sulmi në Ankara ndodhi një ditë pasi partia nacionaliste e ekstremit të djathtë në Turqi – që është partnere e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan – përmendi mundësinë e faljes së liderit të burgosur të PPK-së, nëse ai do të hiqte dorë nga dhuna dhe do të shpërbënte organizatën e tij.

Grupi i Abdullah Ocalanit që nga vitet ’80 lufton për autonomi në juglindje të Turqisë, në konfliktin që ka vrarë dhjetëra mijëra persona. PPK-ja konsiderohet grup terrorist nga Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë./Rel/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U THIRR NË SPAK/ Agron Kuliçaj: Shpjegova të gjitha veprimet e policisë në ditën e ngjarjes, por…
Previous article SOT IU SEKUESTRUAN PRONAT/ Kush është Fatjon Murati, armiku i Ervis Martinajt që dikur aspironte të bëhej kampion bote në boks

s.autor

Postime të ngjashme

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi Botë

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s Botë

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit Botë

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT