Kater persona jane vene ne pranga nga policia ne Korce, pasi ne makinen me te cilen udhetonin u gjet nje sasi prej 4,6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
Policia kishte marre informacione me heret per kete levizje dhe ndaloi automjetin e dyshuar qe po transportonte drogen.
“Nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në hyrje të qytetit të Korçës, në mjetin tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin E.T., me të cilin këta shtetas po udhëtonin, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 4,6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis”- njofton policia.
Te arrestuar
• A.J., 27 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj, Shijak.
• B.J., 32 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak.
• H.U., 24 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak.
• E.T., 28 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.


