E lirojnë pas shumë tensionesh banesën tek Liqeni i Thatë pronarët e së cilës kanë kërcënuar se do të hidhen nga çatia dhe do të vetëflijohen pasi bashkia do tju prishë shtëpinë. Ata pretendonin pretendojnë se e kanë të lëgalizuar ndërtesën e tyre por AlpeNews.al mëson se është ndërtim i pa legalizuar edhe ALUIZNI pas aplikimit që kanë bërë ia kanë refuzuar legalizimin për ndërtesën në fjalë.
Hapsira në të cilën ndodhet ndërtesa do ti kthehet publikut. Pas shumë tensionesh më në fund dy vëllezërit e shtëpisë që qëndronin në çati prej disa orëve kanë zbritur. Ata janë nxjerrë nga banesa me dhunë dhe janë shoqëruar në komisariat. INUV iu ka lënë kohë pronarëve që të nxjerrin sendet nga shtëpia dhe do të vazhdojë punimet në prishjen e ndërtesës.
Përgatiti:AlpeNews.al







