• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PAS SHQYRTIMIT…”/ Kosova zyrtarisht humb njohjen nga Ishujt Solomon (FOTO)
Home
Rajon

“PAS SHQYRTIMIT…”/ Kosova zyrtarisht humb njohjen nga Ishujt Solomon (FOTO)

2 December, 2018 F.autor Rajon

Numri i njohjeve për Kosovën vazhdon të bjerë.

KTV ka siguruar dokumentin e një tërheqjeje të njohjes, të cilën e kanë pranuar institucionet e Kosovës.

Bëhet fjalë për Ishujt Solomon, shtet sovran në Oqeani, që gjatë javës ka dërguar notën e tërheqjes së njohjes.

Notën diplomatike më 28 nëntor e ka pranuar Ambasada e Kosovës në Kanberra të Australisë.

Në fakt, janë dy shkresa, e para e zyrës së Ishujve Solomon në Australi që thotë se po ia dërgon Kosovës vendimin për tërheqjen e njohjes nga ana e Ministrisë së Jashtme të këtij shteti.

Në notën diplomatike 02./18, Ministria e Jashtme e Ishujve Solomon fillimisht i referohet vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve në prill 2015.

Më pas, njofton për vendimin e marrë dhe arsyet për këtë.

“Ministria e Jashtme dhe për Tregti të Jashtme e Ishujve Solomon, e ka nderin të informojë Ministrinë e Jashtme të Republikës së Kosovës, që pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe duke marrë parasysh vazhdimin e negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për statusin final të Kosovës dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, qeveria e Ishujve Solomon ka vendosur ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Vendimi i marrë nga Ishujt Solomon mbetet në fuqi derisa të përfundojnë negociatat nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, thuhet në letër.

Ministria e Jashtme në Prishtinë ka mohuar ta ketë marrë këtë dokument.

“Në kanale zyrtare Ministria e Jashtme nuk ka pranuar asnjë dokument zyrtar në lidhje me çështjen të cilës i referoheni. Konsiderojmë se e gjithë kjo është vazhdim i propagandës serbe”, ka thënë për KTV-në, drejtori i zyrës për komunikim në MPJ, Sami Kastrati.

Serbia pretendon se disa shtete si, Grenada, Dominika, Suriname, Liberia, Sao Tome dhe Principe, Guinea – Bissau, Burundi, Papua New Guinea dhe Lesoto e kanë kthyer mbrapsht vendimin e tyre për njohjen e Republikës së Kosovës.

Ministria që udhëhiqet nga Pacolli vazhdimisht i ka quajtur lajmet të rrejshme dhe e ka akuzuar Serbinë se i ka falsifikuar letrat e tërheqjes së njohjeve që i drejtoheshin Ministrisë së Jashtme të Serbisë.

Por, kjo e Ishujve Solomon, që e kishte njohur Kosovën në gusht 2014, është e para që bëhet publike se i është dërguar institucioneve të Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË PAREZISTUESHME/ Këto 16 çanta dore që shumë shpejt do i shohim kudo (FOTO)
Previous article KA OPTIMIZËM/ Maldini: MILANI po merr tiparet e Gatuzos, skuadër agresive dhe me...

F.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë Rajon

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT