• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS SHQIPËRISË/ Kosova dhe Maqedonia kthehen në shënjestër, objekt web-faqet e policisë, prokurorisë dhe gjyqësorit
Home
Rajon

PAS SHQIPËRISË/ Kosova dhe Maqedonia kthehen në shënjestër, objekt web-faqet e policisë, prokurorisë dhe gjyqësorit

10 September, 2022 s.autor Rajon

Shqipëria është kthyer edhe një herë në qendër të sulmeve kibernetike, ndërsa lajmi është bërë i ditur mëngjesin e sotëm nga kryeministri Rama. Objekt i sulmit të radhës ka qenë sistemi TIMS, ndërsa gazetarja Klodiana Lala ka raportuar më parë se sulmi është kryer nga Rinasi dhe se dyshohet që shumë nga të dhënat e sistemit tashmë janë marrë. Kryeministri Rama deklaroi se sulmi dyshohet se ka ardhur sërish nga Irani, vend me të cilin Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike pak ditë më parë.

Ndërkohë sulmeve kibernetike nuk i ka shpëtuar as Kosova. Mediat kosovare raportojnë se pas sulmeve kibernetike ndaj mediave, binzeseve dhe institucioneve në Kosovës, sot duket se janë sulmuar ueb-faqet e Policisë së Kosovës, sistemit prokurorial e gjyqësor.

Edhe Maqedonia e Veriut ka raportuar për një sulm kibernetik të ndodhur në faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sulm i cili ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Agjencia e lajmeve REL ka raportuar se prej disa orësh në faqen e kësaj ministrie shihet mesazhi, “Hakuar nga ekipi grek i hakerëve Netwatchers” ndërsa në rast të klikimit në faqe paraqitet një video në YouTube me titullin “Maqedonia e famshme”.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, kanë thënë se nuk ka vend për shqetësim lidhur me pohimet për shkarkimin e supozuar të të dhënave të qytetarëve, sepse faqja e internetit nuk ka baza të tillë të të dhënave.

“Ministria e Arsimit është në komunikim me Qendrën Kombëtare për sulme kompjuterike pranë Agjencisë së Komunikimeve Elektronike, ku është raportuar rasti, dhe nga ku presim që në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, të ndërmerren veprime konkrete për zbulimin e burimit të sulmit”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

Sulmi kibernetik ndaj faqes së internetit të Ministrisë së Arsimit, ka ardhur pasi të enjten një grup tjetër hakerësh në platformën sociale Twitter, ka kërcënuar se do të sulmojë këtë faqe dhe t’i shkarkojë të dhënat që janë në të, nëse nuk i vendoset flamuri bullgar.

Sulme kibernetike ndaj institucioneve të Maqedonisë së Veriut kanë ndodhur edhe vitin 2021 kur është sulmuar faqja e internetit e Entit Shtetëror të Statistikave.

Në shënjestër të sulmit ka qenë sistemi i regjistrimit të popullsisë.

Për sulme kibernetike ditëve të fundit ka raportuar edhe Mali i Zi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUSHTOJINI VËMENDJE/ Këto janë shenjat e depresionit të fshehtë
Previous article I RIU SHQIPTAR PËRPLAS FERRARIN NË MES TË ROMËS/ Humb kontrollin e mjetit dhe godet 4 makina të parkuara

s.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë Rajon

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT