Direkt pas shkarkimit te prokurores Rovena Gashi ditene sotme Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në deklaratë për shtyp tha se po zbatohet strikt kuadri ligjor dhe se reforma në drejtësi nuk ka kthim pas.
“Procesi i Vettingut eshte nen monitorimin e nderkombetareve. Shkolla e magjistratures u bllokua nga opozita. Pallati i drejtësisë po pastrohet me transparencë ndërsa opozita e votoi me pahir reformën”, tha Gjonaj.
“Vettingu po rikthen shpresën te publiku se dhe në Shqipëri mund të ketë drejtësi”, tha ministrja.
Më tej, ministrja tha se boshllëku i krijuar është i përkohshëm dhe i kuptueshëm.


