• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS SHKARKIMIT/ Helidon Bendon e zëvendëson vartësi në SHISH. Kush do raportojë te Rama dhe Begaj për çështjet e sigurisë
Home
Politikë

PAS SHKARKIMIT/ Helidon Bendon e zëvendëson vartësi në SHISH. Kush do raportojë te Rama dhe Begaj për çështjet e sigurisë

24 December, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Prej gushtit 2022, detyrën e zëvendësdrejtorit të SHISH-it e mban z. Oljan Kanushi. Por nga dje ai do të kryejë detyrën e Helidon Bendos, i cili u shkarkua nga Kryeministri Edi Rama.

Zëvendësdrejtori i SHISH-it zëvendëson drejtorin për kryerjen e detyrave. Me urdhër të Drejtorit të SHISH-it, zëvendësdrejtorit i caktohen edhe detyra të tjera.

Zëvendësdrejtori është nëpunësi i autorizuar i institucionit për problemet e planifikimit dhe të menaxhimit të fondeve financiare.

Në bazë të ligjit, Drejtori i SHISH propozohet nga Kryeministri dhe firmoset më pas nga Presidenti.

Edhe në rastin e shkarkimit ndodh e njëjta procedurë. Drejtori i SHISH-it informon dhe raporton te Presidenti i Republikës dhe Kryeministri për probleme që lidhen me sigurimin kombëtar; përgjigjet për mbledhjen, analizimin dhe shpërndarjen e informacionit, i cili duhet të jetë objektiv dhe i pavarur nga konsideratat politike dhe mbron metodat dhe burimet e informacionit nga ndërhyrjet e paautorizuara.

Helidon Bendo është emëruar në detyrën e drejtorit të SHISH me dekretin e Presidentit në datë 05 nëntor 2018.

Bendo është një inspektor karriere, pasi iu bashkua shërbimit inteligjent në vitin 1995.

Ai ka një eksperiencë të gjerë në detyra të ndryshme në Aparatin Qendror dhe bazë.

Bendo është diplomuar për Matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si dhe trajnime të ndryshme brenda e jashtë vendit.

Ai është mbajtës i disa vlerësimeve profesionale për kontribut në fushën e sigurisë kombëtare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ 18-vjeçari humb kontrollin dhe përplaset me hotelin, vdes punonjësi në Durrës
Previous article DITA NIS ME KTHJELLIME/ Njihuni me “tekat” e motit gjatë pasdites

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA QËNDRON PRANË GJERMANISË"/ Rama mesazh pas sulmit të rëndë në Berlin Politikë

"SHQIPËRIA QËNDRON PRANË GJERMANISË"/ Rama mesazh pas sulmit të rëndë në Berlin

"MË TËRHOQI ZVARRË NË MAKINË..."/ Flet ish-partnerja e Nertil Buzit pas tragjedisë me 3 të vrarë në Roskovec Aktualitet

"MË TËRHOQI ZVARRË NË MAKINË..."/ Flet ish-partnerja e Nertil Buzit pas tragjedisë me 3 të vrarë në Roskovec

SULM NË PARADËN E BERLINIT/ Makina futet mes turmës! Humb jetën një grua, 16 të plagosur Botë

SULM NË PARADËN E BERLINIT/ Makina futet mes turmës! Humb jetën një grua, 16 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT