Pas “furtunës” në Hipotekën e Shkodrës, Ministria e Drejtësisë ka zgjedhur pasardhësin e Zamir Lekës të arrestuar në krye të këtij insitucioni.
Me detyrën i “komanduar”, ministria Etilda Gjonaj, ka zgjedhur që ta caktojë në krye të këtij institucioni të shumëpërfolur, një figurë që e njeh Shkodrën. Ai është ish-deputeti socialist Gjok Jaku.
Gjok Jaku është nga Lezha dhe ka qenë dy herë kryetar bashkie i këtij qyteti. Ai ka mbajtur edhe postin e Prefektit të Shkodrës. Në vitin 2005 Gjokë Jaku i shpëtoi për mrekulli një atentati me armë. Ai u qëllua në hyrje të banesës së tij dhe plumbat që mori në zonën e këmbëve e lanë të plagosur.
Ndërkohë që Z.Jaku ka qenë edhe Zv/Ministër i Bujqësisë në vitin 2015.