Gazetari i mirënjohur Artan Hoxha nuk rresht së të surprizuari me thëniet dhe veprimet e tij. Këtë radhë surpriza ka emrin Tropojë, vendlindja dhe origjina e ish Kryeministrit Sali Berisha me të cilin pati para pak ditësh një debat epik live nga ekrani i televizionit News 24, në emisionin e Eni Vasilit “Studio e Hapur”. Ndërkohë që ka qenë i ftuar në studio për zhvillimet politike të ditës, Berisha ka ndërhyrë live me telefon dhe aty ka nisur një nga “sherret” më të mëdha mes një politikani tëndësishëm dhe një gazetari ku janë akuzuar, kërcënuar dhe i kanë dhënë mesazhe të forta dhe të ndërsjellta njëri- tjetrit.
Një nga temat ka qenë ajo e vrasjeve në Tropojë në vitet e trazuara 1998-2000 atje, ku janë vrarë me dhjetra njerëz për shkak të një zinxhiri gjaku të pandërprerë që pasoi vrasjen e liderit të dhjetorit ’90, Azem Hajdari më 12 shtator 1998 në Tiranë.
Lexojeni të plotë statusin e gazetarit Artan Hoxha që këto ditë, është rikthyer në Tropojë, menjëherë pas sherrit me Sali Berishën për ngjarjet e ndodhura atj, por jo vetëm:
“Në Bajram Curri, aty ku Tropoja dhe tropojanët vazhdojnë të të surprizojnë me mikpritjen e tyre.
Një udhëtim në veri të Shqipërisë nuk ka kuptim pa vizituar Tropojën, ia vlen rruga e gjatë dhe çdo lodhje që mund të keni.
Një falenderim tropojanëve që veë miqësisë dhe kujtimeve për kohërat e trazuara, më dhuruan një shishe verë të kantinës së pijeve Skrapar, prodhim i vitit 2005. Ka qenë vërtet prodhimi më i mirë rezerva e 2005-es.
Çudia? Si kishte mbërritur deri në hotel-turizmin e Tropojës…!”
Përgatiti: Alpenews.al



