Në Itali ka përfunduar sot, realizimi i strukturës së Urës së Xhenovas, e cila ka zëvendësuar Urën Morandi pas shembjes tragjike që ajo pësoi në mesditën e datës 14 gusht 2018, e ku gjetën vdekjen 43 persona mes të cilëve dhe 2 emigrantë shqiptarë Marjus Djerri 22 vjeç e Admir Bukrina 32 vjeç.
Përfundimi i plotë i ndërtimit të kësaj ure, me sistemin elektrik të instaluar e të gjitha instrumentet e nevojshme, pritet të bëhet brenda muajit korrik 2020, pas gati një viti punë 24 orë në ditë. Mbi urë do të ndriçojnë 43 shtylla elektrike në nderim të kujtimit të 43 viktimave
Ura e re e Xhenovas është një projekt i arkitektit të njohur italian Renzo Piano, ka formën e një anije e është e realizuar nga kompania italiane Fincantieri e specializuar në ndërtimin e anijeve të mëdha Coricere.
Arkitekti Renzo Piano dëshiroi që kjo vepër të mos merret emrin e urës së shembur, por të quhej thjesht Ura.
Ajo është e ndërtuar e tëra në një strukturë çeliku e përbërë nga 19 pjesë, e gjatë rreth 1067 metra, ku janë përdorur rreth 18 mijë tonë çelik.
Ura mbështetet mbi këmbë betoni e çeliku dhe është e pajisur me instrumente dhe sensorë që lejojnë të kontrollohet çdo ditë mirëmbajtja e strukturës dhe duke hyrë në brendësi të saj.
Giuseppe Bono, menaxheri i Përgjithshëm i kompanisë që realizoi punimet e Urës në një video konferencë ku ishte e pranishme dhe RTV Ora informoi se “Ura është një vepër komplekse e bazuar në një teknologji mjaft të avancuar. Garancia e sigurisë së saj sipas arkitektit të projektit Renzo Piano është rreth 1000 vite. 19 panelet e strukturës janë prej çeliku dhe të realizuara në kantieret e Fincantierit në Xhenova, në Castellamare di Sabbia e në Verona. Panelet më të mëdha peshojnë 3 mijë tonë e janë të gjata rreth 100 metra.”
Paneli i fundit i çelikut i gjatë 45 metra u montua paraditen e sotme në datë 28 prill 2020. Punimet për realizmin e Urës nisën më 24 qershor e sipas menaxherit të Përgjithshëm të kompanisë realizuese, “për përfundimin e strukturës në kohë rekord u impenjuan natë e ditë një skuadër prej 200-300 punëtorësh dhe teknikësh.
“Ky është modeli Italia i punës, ka deklaruar për mediat italiane arkitekti Renzo Piano, nuk është një mrekulli realizimi i shpejtë i kësaj ure, por është modeli made in Italia.”
Pandemia Covid 19 rrezikoi vonesë në përfundimin e punimeve të strukturës. Një prej punëtorëve të saj nga Bergamo u infektuar duke ngadalesuar disa ditë punimet, por që fatmirësisht qe një rast i izoluar pa pasoja infektuese.
Menaxheri i përgjithshëm informon se menjëherë pas aprovimit të masave të qeverisë për sigurinë e shëndetit publik në kantier është punuar në rregullat e distancimit sociale dhe çdo punëtor kontrollohej me termoskaner për temperaturën e trupit.


