• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pas SHBA-së, skandalet seksuale në institucionet shtetërore shërthejnë edhe në Francë
Home
Botë

Pas SHBA-së, skandalet seksuale në institucionet shtetërore shërthejnë edhe në Francë

4 November, 2017 Ina.Autor Botë

Skandali i ngacmimeve seksuale që ka shpërthyer në SHBA nga rasti “Weinstein” mbërrin edhe në Francë.
Pas aktoreve, mjekeve, policeve dhe konsulentëve financiare, radha i vjen disa eksponentëve në Frontin Nacional. Sipas “Le Monde”, “disa gra akuzojnë vazhdimisht se janë viktima të agresionit, ngacmimeve apo kërcënimeve nga anëtarët e partisë së ekstremit të djathtë.” Udhëheqja e partisë nuk ka reaguar për momentin.

 

 

E përditshmja franceze sjell një ngjarje të 29 korrikut 2016 kur u gjet një fishek i kalibrit 9 mm në koshin e plehrave të një zyre të partisë, në selinë e Këshillit Rajonal të Ile në Francë. Tre ditë më parë prifti Jacques Hamel ishte vrarë në një sulm xhihadist dhe gjetja e plumbit alarmoi policinë dhe madje edhe vetë Ministrin e Brendshëm, shkruan tgcom24.

Por, më pas u zbulua se plumbi ishte hedhur nga një bashkëpunëtore e vjetër e Frontit Nacional në ditën e saj të fundit të punës. Gruaja, e cila ka kërkuar anonimitet, i tha Le Monde se Axel Loustau, këshilltar rajonal i partisë dhe i afërt me lideren Marine Le Pen, e kishte sjellë plumbin si një kërcënim pas muajsh të tërë përplasjesh dhe presionesh.

Prej muajsh gruaja e fshihte plumbin në sirtarin e zyrës së saj, pa ditur çtë bënte me të.
Loustau e mohoi ndërsa Wallerand de Saint-Just, president i partisë në Parlament, pranoi se e kujtonte atë ditë, ndërhyrjen e policisë, por se nuk ishte në dijeni se si kishte përfunduar historia. Loustau është një njeri besnik i Marine Le Pen, arkëtari i lëvizjes së vogël të presidentit të FN, “Jeanne”.

Por nuk është e vetmja herë që kanë ndodhur ngjarje të tilla. Një këshilltare rajonale e FN, Aurelie Vournet, denoncoi ish-të dashurin, i cili e ka rrahur atë menjëherë pas një mbledhje të partisë. Vournet i ka treguar faktet Le Pen, por ajo i është përgjigjur që t’i drejtohej drejtësisë.

Në parti, pohon Le Monde, “kulti i burrërisë dhe kënaqësisë ndaj ‘sjelljeve gallike’, sipas një shprehjeje të përdorur nëpër korridore, mund të mbulojë sjelljet e problematike”.

Skandali edhe në Londër – Skandali i ngacmimeve seksuale zgjerohet gjithmonë edhe më shumë dhe arrin të prekë edhe politikën. Në Londër, deputeti i Partisë Konservatore britanike, Charlie Elphicke, 46 vjeç, u pezullua pas “akuzave të rënda” në ngarkim të tij të cilat po i nënshtrohen hetimeve nga policia./AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vritet në sallë të operacionit bossi i bandës së karburantit
Previous article Tatimet/ Të ardhurat pësojnë rënie, 13% më pak se plani

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT