• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS SANSIONEVE TË SHBA-së/ Kurti paralajmëron “luftë ndaj grupeve kriminale”
Home
Rajon

PAS SANSIONEVE TË SHBA-së/ Kurti paralajmëron “luftë ndaj grupeve kriminale”

10 December, 2021 F.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar mobilizim për luftë ndaj grupeve kriminale “pa dallim etnie”. Këtë deklaratë ai e bëri në hapje të mbledhjes së qeverisë duke e përmendur vendimin e Departamentit të Thesarit të SHBA-së të 8 dhjetorit që ka futur në listë të sanksioneve 13 qytetarë serbë të Kosovës. Kjo listë, përfshin ndër të tjerë, nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiqin, biznesmenët nga veriu i Kosovës, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviqin, si dhe Srgjan Vulloviqin, Zhelko dhe Andrija Bojiqin dhe Radulle Steviqin.

Në komunikatën e Departamentit amerikan të Thesarit, Zvonko Vesellinoviq identifikohet si udhëheqës i grupit të krimit të organizuar dhe gjithashtu si një nga figurat më famëkeqe të korrupsionit në Kosovë. Ndërkohë, kryeministri të premten më 10 dhjetor ka përsëritur se e mbështesin vendimin e SHBA-së duke thënë se sanksionet “treguan qartë adresat konkrete të vatrave të kriminalitetit”.

Ai ka shtuar se ky vendim ka arsyetuar operacionin policor kundër kontrabandës në veriun e Kosovës gjatë tetorit 2021. “Lidhjeve e bashkëpunimit ndëretnik të grupeve kriminale dhe fushëveprimit transnacional ne do t’i përgjigjemi me luftë të përbashkët ndërmjet zyrtarëve të institucioneve pa dallim etnie dhe bashkëpunimin ndërkombëtar me aleatët tanë”, tha Kurti.

Rikujtojmë se sipas vendimit të SHBA-së grupi i lartpërmendur “është i angazhuar në skema të mëdha të ryshfetit me zyrtarë të sigurisë, kosovarë dhe serbë, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve midis Kosovës dhe Serbisë”. Grupit të personave të sanksionuar iu bllokohet kryesisht prona dhe qytetarëve amerikanë u ndalohet të bashkëpunojnë me ta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN SHIFRAT/ Banorët e “Big Brother VIP” paguhen për qëndrimin brenda në shtëpi
Previous article I PËRGJIGJET FLORIANA GAROS/ Bardhi: S’ka asnjë kontribut për PD. S’do na tregoj ajo...

F.autor

Postime të ngjashme

KRIZA NË KOSOVË/ Ish-ambasadori Walker paralajmëron: Nëse partitë nuk bashkohen për Presidentin, do të ketë thellim të përçarjes Rajon

KRIZA NË KOSOVË/ Ish-ambasadori Walker paralajmëron: Nëse partitë nuk bashkohen për Presidentin, do të ketë thellim të përçarjes

"KASAPI I BALLKANIT" ME FUNERAL / Serbia do t’i japë nderime Ratko Mlladiçit Rajon

"KASAPI I BALLKANIT" ME FUNERAL / Serbia do t’i japë nderime Ratko Mlladiçit

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake Rajon

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT