Pesë mësues në shkollën “Luigj Gurakuqi” në Elbasan kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Mësohet se mësuesit nuk e kanë nisur sot mësimin. Ndërkohë, të infektuar me COVID u konfirmua edhe nj mësuese dhe sekretarja e gjimnazit “Abaz Shehu” në Tepelenë.
Ndërkohë, vetëm një ditë më parë, 10 mësues në shkollën “Jeronim De Rada” në Tiranë, rezultuan pozitivë me koronavirus.
Nxënësit në të gjithë vendin u rikthyen sot në banka, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka apeluar me forcë për respektimin e masave anti-COVID.


