Pas protestave të fermerëve, hapet tregu i shumicës. Siç raporton gazetarja e Report Tv, Gladiola Hoxha, bashkia ka caktuar një orar të ri për aktivitetin tregtar. Ato do të lejohen të shesin në harkun kohor nga ora 00:00 deri në 08:00. Ndërkohë bëhet e ditur se fermerët duhet të pajisen edhe me licencë nga Bashkia, që mund të ushtrojnë aktivitet tregtar në tregun e shumicës.


