Protesta e organizuar nga shoqëria civile për tragjedinë e ndodhur në Potam do të zhvendoset nga Presidenca drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ku pritet të jetë edhe stacioni i fundit i tubimit të sotëm.
Ky organizimin i shoqërisë civile nisi para Ministrisë së Brendshme me thirrje për dorëheqjen e shefit të këtij dikasteri, Blendi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.
Më pas protestuesit u zhvendosën para Kryeministrisë ku nën thirrjen, “Edi Rama, kriminel”, kërkuan edhe dorëheqjen e shefit të qeverisë dhe njëkohësisht ndezën qirinj në shkallët e godinës.