• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS PËRPLASJES ME TRUMP/ Zelensky: S’i detyrohem ndjesë, dua garanci për sigurinë e Ukrainës
Home
Nderkombetare

PAS PËRPLASJES ME TRUMP/ Zelensky: S’i detyrohem ndjesë, dua garanci për sigurinë e Ukrainës

1 March, 2025 s.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

Në një intervistë për Fox Neës amerikan, – pak pas përplasjes me presidentin Donald Trump dhe zëvendëspresidentin e tij J.D. Vance gjatë takimit në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, – presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se do të ishte ‘e vështirë” për Ukrainën të përballojë pushtimin e forcave ruse pa mbështetjen amerikane.

“Do të jetë e vështirë për ne”, tha presidenti ukrainas, duke iu përgjigjur gazetarit amerikan të Fox Neës, Brett Baier i cili e pyeti nëse Ukraina mund të fitojë apo të rezistojë ndaj Moskës pa mbështetjen e Uashingtonit.

“Prandaj jam këtu. Prandaj po flasim për negociatat e ardhshme. Do të jetë e vështirë pa mbështetjen tuaj”, shtoi ai
“Nuk i detyrohem asnjë ndjesë Trumpit”

“Nuk i detyrohem asnjë ndjesë Trumpit”, shtoi Zelensky gjatë inte pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë.

“E falënderoj për ftesën dhe e respektoj”, tha Zelensky duke nënvizuar se “disa biseda nuk duhet të zhvillohen përpara mediave, me gjithë respektin për demokracinë dhe shtypin e lirë”.

“Dua paqe të drejtë, nuk mjafton një armëpushim”

“Unë dua paqe, prandaj erdha këtu për të takuar presidentin Trump. Nuk mjafton të thuhet ‘armëpushim’, ne duam një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme” U shpreh presidenti ukrainas, duke iu përgjigjur në mënyrë indirekte Trumpit, i cili më parë kishte thënë se Zelensky “nuk është ende gati për paqen”.

“Dua garanci sigurie nga SHBA”

“Një armëpushim pa garanci sigurie nga Shtetet e Bashkuara është një çështje shumë e ndjeshme për popullin tim. Askush nuk e dëshiron përfundimin e luftës më shumë se ne”, shtoi ai.

“Jam shumë mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e tyre. Na keni ndihmuar të mbijetojmë”, tha presidenti ukrainas, duke shtuar: “Respektoj presidentin dhe popullin amerikan”.

“Trump mes palëve? Do të doja të ishte më pro-Kiev”

“Do të doja që Trump të ishte më shumë në anën tonë dhe jo në mes, sepse lufta nisi sepse Putini na sulmoi” tha ai

Dorëheqje? “Duhet të vendosë populli ukrainas”

“Vetëm ukrainasit mund të vendosin nëse unë duhet të bëj një hap pas apo jo” U shpreh Volodymyr Zelensky në një intervistë për Fox Neës, duke iu përgjigjur kërkesës për dorëheqje nga senatori republikan Lindsey Graham.

“Amerikanët zgjedhin presidentin e tyre, ukrainasit zgjedhin të tyrin. Kështu funksionon”, deklaroi lideri i Kievit.

“Dua të ruaj marrëdhënien me Trump”

Presidenti i Ukrainës u përgjigj me “po, natyrisht” kur gazetari i Fox Neës e pyeti, në përfundim të intervistës, nëse besonte se marrëdhënia me Donald Trump mund të shpëtohej pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë.

Para se të përgjigjej, Zelensky mori përkthimin nga stafi i tij për t’u siguruar që e kuptonte saktë pyetjen dhe të jepte përgjigjen e duhur.

“Pikërisht për këtë arsye – shtoi ai – falënderoj gjithmonë popullin tuaj në emër të popullit tim. Faleminderit presidentit dhe Kongresit, por mbi të gjitha popullit tuaj”.

Ndërkohë Sekretari i Shtetit Marco Rubio i kërkoi Zelenskyt të kërkonte falje: “Ai na humbi kohën”.Për Trump, thotë Rubio më tej, ka “paqe së pari, pastaj garanci”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ Pagoi me para false në një pikë karburanti, arrestohet 22 vjeçari turk në Fier
Previous article PËRFITOJNË MBI 730 MIJË PENSIONISTË/ Rama tregon se kur nis shpërndarja e bonusit të pranverës

s.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT