• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS PARISIT/ Edhe Londra shtrëngon masat kundër Covid-19, nga e shtuna priten kufizime tejet të rrepta
Home
Nderkombetare

PAS PARISIT/ Edhe Londra shtrëngon masat kundër Covid-19, nga e shtuna priten kufizime tejet të rrepta

15 October, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Miliona persona në Londër, Eseks, Jork dhe zona tjera përballen me kategorinë e dytë të masave kufizuese kundër koronavirusit nga dita e shtunë, ka thënë Sekretari britanik për Shëndetësi, Matt Hancock.

Kjo nënkupton që më shumë se gjysma e popullsisë së Anglisë do të jetojë me kufizime tejet të rrepta, me qëllim të parandalimit të sëmundjes COVID-19, që shkakton ky virus.

Kategoria e dytë e masave kufizuese parasheh ndalesë të takimeve brenda ambienteve shtëpiake, duke përfshirë baret dhe restorantet.

Ndërkohë autoritetet janë duke shqyrtuar mundësitë që edhe zona e Mançesterit të shtrëngojë masat.

Teksa ka bërë të ditur vendimin, Sekretari i Shëndetësisë, ka thënë se “gjërat do të bëhen më keq, para se të bëhen më mirë”.

“E di se këto masa nuk janë të lehta mirëpo po ashtu e di që janë vitale”, u ka thënë Hancock ligjvënësve.

“Të përgjigjurit ndaj kësaj pandemie të pashembullt kërkon zgjidhje të vështira, disa prej zgjidhjeve më të vështira që ndonjë qeveri ka marrë në kohë paqeje”.

Kryetari i Londrës, Sadiq Khan ka thënë se “nuk ka mundësi tjetër” për kufizimet e reja.

“Askush nuk dëshiron më shumë kufizime mirëpo kjo ka dalë të jetë e domosdoshme, në mënyrë që të mbrohen banorët e Londrës”, ka deklaruar ai.

Ai po ashtu ka deklaruar se po vazhdon t’i bëjë presion qeverisë për më shumë përkrahje financiare, duke shtuar se “ne kemi një dimër të vështirë përpara”./rel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 NË SHKOLLA/ Infektohen 8 pjesëtarë të stafit tek "Emin Duraku", karantinohen 29 arsimtarë
Previous article "ISHTE PËR..."/ Ministri i Jashtëm grek mbeti 20 minuta në ajër, vjen reagimi i Turqisë

F.autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT