Mbase jo të gjithë kemi qenë shumë të dhënë pas “Formula One”, ama Hamilton-in s’ka njeri të mos e njohë. Garuesi zor se u ka shpëtuar syve të kujtdo që shihte se si çunaku simpatik ngiste Mercedes-in e tij.

Ishte koha kur lidhja e Scherzinger-Hamilton shkonte shumë mirë
Përsa i përket jetës private, Hamilton njihet për lidhjen e gjatë me këngëtaren Nicole Scherzinger, lidhje që mori fund 2 vite më parë. Mesa duket, që prej kohëve që kemi dëgjuar për të paskan ndodhur goxha ndryshime.
Në “Fashion Awards 2017”, Lewis u fotografua mbrëmjen e djeshme në daljen e tij për tapetin e kuq krahas Donatella Versace-s. Ndryshe nga ç’ishim mësuar ta shihnim më parë, fare sport, ja ku ju prezantojmë me Hamilton-in e ri:

Por me Donatelën, Hamilton ndryshon totalisht stilin e tij
Kambale, golf i zi, kostum me kuadrata dhe varëse. Ah po, edhe një shami të lënë ashtu shkarazi në xhep.
Nëse ka ndonjë të zhgënjyer mes jush që kërkon te kthehet Hamilton-i i vjetër ju themi se mbase ka qenë “i detyruar”. S’mund të vishte xhinsa dhe atlete siç ka bërë përherë. Ishte përkrah Donatella-s!/ anabel




