Pas drejtoreshës së Infektivit, Najada Çomo mësohet se kryeministri Edi Rama ka ftuar që të jetë pjesë e listës së deputetëve të PS-së, edhe inxhinieren Luljeta Bozo. Lajmi konfirmohet nga burime për Report Tv, e ndërsa prezantimi pritet të bëhet ditën e sotme nga Rama në prezantimin e planit për Rindërtimit.
Luljeta Bozo ka qenë një nga figurat më kryesore kur vendi ynë u përball me tërmetin e 26 nëntorit.


