• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS MUAJSH TENSIONE/ Firmoset marrëveshja historike Itali-Greqi, ja çfarë përfshihet
Home
Nderkombetare

PAS MUAJSH TENSIONE/ Firmoset marrëveshja historike Itali-Greqi, ja çfarë përfshihet

9 June, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Greqia dhe Italia nënshkruan një marrëveshje historike për kufijtë detarë, duke krijuar një zonë ekskluzive ekonomike mes tyre, e duke i dhënë zgjidhje mosmarrëveshjeve për të drejtat e peshkimit në detin Jon.

Marrëveshja, e firmosur gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm italian Luigi Di Maio në Athinë, vjen pas disa muajsh tensione lidhur me shfrytëzimin e resurseve natyrore në Mesdheun lindor, ku Turqia, Greqia dhe Qipro janë përfshirë në një krize të ndërlikuar diplomatike.

Marrëveshja  është një riformatim i ujdisë së vitit 1977, që përcaktonte vijën bregdetare mes dy vendeve, dhe sipas mediave greke, pritet ti hapë rrugën një pakti të ngjashëm me Shqipërinë.

Detajet nuk bëhen të ditura, por siç thuhet, ujdia përfshin zgjerimin e kufirit detar grek me 12 milje.

“Delimitimi i zonave detare me të gjithë fqinjët tanë në kontekstin e ligjin ndërkombëtar është një objektiv konsistent për Greqinë”, është shprehur pas firmosjes së marrëveshjes, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Ministria e Jashtme greke e ka cilësuar marrëveshjen me rëndësi historike, ndërkohë që ka shtuar se ajo shtron rrugën për nënshkrimin e marrëveshjeve të ngjashme me Shqipërinë dhe Egjiptin.

Mediat greke shkruajne se tanimë dosja tjetër në sirtarin e kryeministrit Qiriako Mistsotaqis ëshë ajo e ndarjes së zonave ekskluzive ekonomike me Shqipërinë, për të cilin ka të ngjarë të ndiqet i njëjti model si ai me Italinë.

Metodologjia që kanë përdorur Greqia dhe Italia është ai i parimit të vijës se mesme të korrektuar te ngjashme me atë të vitit 1977, i cili ul peshën e ishullit Othonoi për ndarjen e kufirit përballë tokës kontinentale të Italisë.

Ky është parim që mund të ndiqet edhe në negociatat mes Tiranës dhe Athinës zyrtare, të cilat kanë ndaluar prej muajsh dhe sic thonë ekspertët, i shkon përshtat edhe palës shqiptare.

“Marrëveshja e sotme mes Greqisë dhe Italisë prodhon dhe një efekt tjetër pozitiv, duke hapur mundësinë që edhe ne të përfundojmë ndarjen e kufirit detar me Italinë, sepse në marrëveshjen e vitit 1992 me Italinë kemi përcaktuar vetëm Shelfin Kontinental”, shprehet në profilin e tij në Facebook Glevin Dervishi, ish-këshilltar i ministrit të Jashtëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PASI SULMOI NDËRKOMBËTARËT/ Lefter Maliqi dezerton i pari: Do e votoj Reformën sepse...jam i detyruar
Previous article BËN PREMTIMIN/ Miss "Bumbum": Dal lakuriq nëse Championsin, e fiton...

F.autor

Postime të ngjashme

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane Botë

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT