Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka bërë me dije se anija ‘Butrinti’ dhe ekuipazhi i saj janë kthyer në atdhe pas patrullimit në misionin e NATO-s në detin Egje.
Xhaçka ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, një video ku shfaqet anija në brigjet e detit dhe njofton se tashmë ajo zëvendësura nga anija “Oriku”.
‘Anija “Butrinti” dhe ekuipazhi i saj u kthyen në atdhe pas patrullimit në misionin e NATO-s në detin Egje, ku u zëvendësuan nga kolegët e tyre dhe anija “Oriku”’, shkruan Xhaçka.
Anija "Butrinti" dhe ekuipazhi i saj u kthyen në atdhe pas patrullimit në misionin e NATO-s në detin Egje, ku u zëvendësuan nga kolegët e tyre dhe anija "Oriku"🇦🇱
Gepostet von Olta Xhacka am Samstag, 20. Juli 2019