Shkon në 40 numri i të shoqëruarve në polici për protestën e opozitës. Të ndaluarit akuzohen për dhunë në protestën e djeshme.
Menjëherë pas përfundimit të tumbimit opozitar, që zgjati rreth 5 orë, policia nisi me arrestimet, e personave që ushtruan dhunë para Kryeministrisë.
Mësohet se jo vetëm në Tiranë, por shoqërime nga ana e policisë janë bërë edhe në qytete të tjera, si Fier, Durrës, Lezhë etj.
Ndërkaq, kujtojmë se mes të shoqëruarve është edhe Florenc Hoxha, ish drejtori i policisë bashkiake të Tiranës, në kohën kur drejtohej nga Lulzim Basha.
Arrestimi i këtij të fundit solli reagimin e ashpër të opozitës, e cila u shoqërua me përplasje të forta mbrëmë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.