• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS MARRËVESHJES SË ARRITUR NË WASHINGTON/ Hapet Ambasada e Kosovës në Jerusalem
Home
Rajon

PAS MARRËVESHJES SË ARRITUR NË WASHINGTON/ Hapet Ambasada e Kosovës në Jerusalem

14 March, 2021 s.autor Rajon

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se është hapur edhe zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Izrael me seli në Jeruzalem, si pjesë e Marrëveshjes së arritur në Washington në shtator të vitit që shkoi.

Lajmin e kanë bërë me dije përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku kanë shkruar se vendosja e pllakës dhe flamurit shtetëror në Ambasadën e Kosovës në Izrael reflekton përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përmbushur zotimin e dhënë për vendosjen e misionit diplomatik në Jeruzalem.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Jeruzalem do të përkushtohet fuqimisht për të rritur bashkëpunimin bilateral dhe për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.”, shkruhet në postim.

Në pamundësi për të qenë prezentë në Jeruzalem përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, për shkak të situatës pandemike, Ministria e Punëve të Jashtme ka udhëzuar të Ngarkuarën me Punë në Izrael që Pllakën e zbuluar nga Ministri Ashkenazi, bashkë me flamurin shtetëror, ta vendosë në objektin e Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem.

Bazuar në Marrëveshjen e Uashingtonit të 4 shtatorit 2020, ku zyrtarizohet njohja e ndërsjellë mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit si dhe zotimit të Qeverisë së Kosovës ndaj Qeverisë izraelite dhe Administratës amerikane dhe veprimet që janë ndërmarrë nga 1 shkurti, zyrtarisht bëhet hapja e Ambasada e Kosovës në Shtetin e Izraelit, me seli në Jeruzalem.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REAGON PAS INCIDENTIT NË ELBASAN/ Balla: Sjellja e militantëve të PD, provokim politik
Previous article "KALO NGA GRUPI JON SE..."/ Çfarë po ndodh mes Don Xhon dhe Noizyt, këto postime na tregojnë se mes tyre ka plasur sherri

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë Rajon

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT