• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAS MARRËVESHJES ME KQZ DHE PROKURORISË/ SPAK bën thirrje për denoncimin e krimit zgjedhor
Home
Breaking News

PAS MARRËVESHJES ME KQZ DHE PROKURORISË/ SPAK bën thirrje për denoncimin e krimit zgjedhor

6 March, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pyetjes “ Kush e ka radhën?”, i ka dhënë përgjigje vetë Prokuroria e Posaçme në faqen zyrtare.

Www.spak.al si prioritet ka vendosur hetimet ndaj krimeve elektorale. Duke publikuar në ikonën që tërheq vëmendjen “Denonco krimin zgjedhor”, SPAK i kushton një shpjegim të qartë se si kryhet kallëzimi online dhe së bashku me ftesën drejtuar qytetarëve, janë edhe udhëzimet konkrete.

Anila Hoxha raporton për Top Channel se ky hap i SPAK që e sheh qytetarin dhe subjektet juridike thënë ndryshe OJF si bashkëpunëtorë, hidhet dy muaj larg 11 majit, dita kur në Shqipëri mbahen votimet parlamentare.

Pasi klikon “Denonco krimin zgjedhor”, se pari duhen shkruar emri dhe mbiemri, numri i telefonit dhe qendra e banimit, të dhëna që nuk i mëson askush tjetër veç Prokurorisë së Posaçme.

Në vijim duhet të klikosh nëse po denoncon një grup kriminal apo organizatë të përfshirë në krim zgjedhor dhe jo vetëm.

Në këtë skedë përfshihet edhe kategoria e zyrtarëve më të lartë që mund të denoncohen nëse dispononi të dhëna, dyshime dhe indicie duke nisur sipas kompetencave që ka SPAK dhe konkretisht nga hierarkia më e lartë Presidenti i Republikës, kryetari i Parlamentit, kryeministri dhe ministrat, gjyqtarët, deputetët deri tek drejtues të institucioneve qendrore dhe të pavarura.

Po ashtu pranë kategorisë së zyrtarëve , gjendet edhe krimi që po denonconi ku përfshihet përpos korrupsionit edhe përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore. Gjithsej janë 16 vepra penale nëse i hasni para procesit elektoral e në vijim mund te bashkëngjisni si prova edhe  dokumente dhe fotografi.

Dhe nëse dispononi më tepër të dhëna për të ndarë me 20 prokurorët e posaçëm, përpos kësaj platforme të hapur enkas keni një tjetër mundësi, Prokuroria e Posaçme thotë shkruaj në email-in [email protected]. Kini parasysh se kjo ftesë vlen edhe për diasporën.

Linku për denoncimin e krimit zgjedhor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAPRITUR/ Egli Tako ndërpret garën, zbulohet arsyeja
Previous article MARRËVESHJA E PAQES ME RUSINË/ SHBA-Ukrainë takohen javën e ardhshme në Arabinë Saudite

s.autor

Postime të ngjashme

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj Breaking News

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj

LIROHET NGA BURGU ILIR BEQJA/ Ish-ministri i Shëndetësisë ‘kthehet’ në shtëpi, GJKKO i ndryshon masën e arrestit Aktualitet

LIROHET NGA BURGU ILIR BEQJA/ Ish-ministri i Shëndetësisë ‘kthehet’ në shtëpi, GJKKO i ndryshon masën e arrestit

ZJARRI NË MAGAZINËN ME FISHEKZJARRE NË DURRËS/ Arrestohet 38-vjeçari që po digjte shkurret Aktualitet

ZJARRI NË MAGAZINËN ME FISHEKZJARRE NË DURRËS/ Arrestohet 38-vjeçari që po digjte shkurret

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT