Pas lajmit të djeshem per arrestimin e dy te rinjve qe vidhni motorrskafe dhe i dergonin ne shtepine e deputetit Ndocaj, ka reaguar ky i fundit në faqen e tij zyrtare të “Facebook”-ut.
Lajmi ishte se janë arrestuar në Sarandë dy të afërm të ish-deputetit të PS Eduard Ndocaj, të cilët akuzohet se vidhnin mjete lundruese, gomone, në ishullin e Korfuzit dhe më pas i sillnin në Shqipëri.
Dy personat e arrestuar nga policia dhe prokuroria e Sarandës janë të miturit F.Lleshaj 17 vjeç nga Mirdita por banues në fshatin Shëndëlli Sarandë dhe A.Dedaj 15 vjeç lindur në Rrëshen dhe banues në Shëndëlli Saranda.
ALPENews.al ju sjell postimin dhe reagimin e plotë të tij.
POSTIMI I PLOTË I DEPUTETIT NDOCAJ
Nisur nga dezinformimi me prapavijë të pastër politke që disa portale të financuara nga qeveria e krimit dhe e mafias shqiptare shpërndanë ditën e djeshme një “lajm” në lidhje me arrestimin e dy të “afërmr” të mi, të cilët vidhnin gomone në Korfuz dhe gjoja i fshihnin në shtëpinë time, bëj me dije opinionin publik, se këto trillime dhe shpifje janë një pëpjekje mjerane e mediave që shërbejnë si megafonë të qeverisë për të zbehur imazhin tim publik.
Ky sulm mediatik, i koordinuar dhe i paramenduar, erdhi menjëherë pas bërjes publike nga ana ime të qëndrimit tim ndaj kryeministrit të vendit, duke e shpallur “non grata” në rast të zgjedhjes sime si kryebashkiak i Lezhës.
Në respekt të së vërtetës, si dhe në vlerësim të koherencës së veprimtarisë sime publike, sqaroj për opinonin se asnjë nga faktet e pretenduara nga portalet, të cilat me një ligësi të pashoqe sponsorizohen nga krimi i lidhur me politikën e qeverisë për të hedhur baltë mbi mua, nuk qëndrojnë dhe trajtohen në mënyrë të turpshme dhe joprofesionale. Shtëpia e pretenduar si e imja, menaxhohet që në vitin 2007 nga kunati im, dhe është në proces legalizimi, duke u zvarritur nga burokracitë e panumërta të qeveritarëve, të cilët zhvatin dhe vjedhin përditë pronat e qyetarëve të ndershëm.
Me një gjuhë të pështirtë, plot pasaktësi dhe të mirëmenduar në qëllimin e tij dashakeq, gazetari në fjalë si një mercenar që paguhet me paratë e drogës dhe të krimit të organizuar, ka lëshuar ndaj meje akuza të pabaza, për të cilat përgjigjen e tyre do e mësojë nga organet e drejtësisë. Të konsiderosh trafikant një 15 vjecar, kjo tregon amatorizmin e lajmit të përcjellë, por dhe pasionin e madh të gazetarit para eprorëve të tij për të baltosur me sa të jetë e mundur imazhin dhe reputacionin tim publik.
Të hamendësosh mbi burimin e pasurisë sime, ndërkohë që unë, prej rreth 20 vitesh ushtroj biznesin tim në vendin fqinj të Italisë , biznes i njohur dhe i deklaruar sipas legjislacionit të vendit përkatës, është insinuatë tendencioze dhe dashakeqe në funksion të “porosisë” së dhënë nga mafia e pushtetit me qëllim barazvlerësimin e kredibilitetit tim me padronët e këtyre mediave që pasurohen me para të pista.
Cdo qytetar i ndershëm, befasohet me këto procka mediatike që vijnë të porosituara, pasi njohin punën time, ndershmërinë dhe burimin e të ardhurave të mia, ndryshe nga politikanët dhe qeveritarët e këtij vendi, pronarët e mediave apo dhe sejmenët e tyre, të cilët pasurohen përmes mënyrave okulte dhe metodave korruptive të lidhura me pushtetin dhe me krimin e organizuar.
Për të gjitha këto të trajtuara në mënyrë dalldisëse dhe me një synim të lig ndaj meje nga mediat që i “mbajnë ison” qeverisë, unë do të ndërmarr hapat e duhura procedurialë, duke iu drejtuar organeve të drejtësisë me shpresën e palëkundur se do të marrin përgjigjen sipas hakës.
Avokati im po përgatit procedurën duke kallëzuar penalisht për shpifje dhe fyerje gazetarin dhe median e burimit të dezinformacionit të shpërndarë rreth meje mbi këtë ngjarje. Ftoj mbështetësit dhe bashkëqyetarët e mi lezhianë, të vazhdojën të kenë besim tek vullneti im për të ecur përpara dhe i garantoj se asgjë nuk e lëkund projektin tim për të ndërtuar vlerat e një bashkësie solide dhe të qëndrueshme, të mëbshtetuara në princimet e lirisë, demokracisë dhe të prosperitetit.


