Mbretëresha britanike, Elizabeth II u shfaq për herë të parë në publik me maskë në fytyrën, të cilën e mbajti gjatë një ceremonie të shkurtër në Westminster Chapel.
Mbretëresha mbante një maskë të zezë me një fjongo të bardhë dhe kishte veshur një pallto dhe kapelë të zezë.
Ishte dalja e parë publike në Londër që nga muaji mars, kur shpërtheu pandemia e koronavirusit.
Ajo është parë në publik disa herë që nga ajo kohë, por deri më tani nuk ka mbajtur maskë mbrojtëse dhe për këtë ishte kritikuar. Anëtarët e tjerë të familjes mbretërore u panë duke mbajtur maska rregullisht.



