• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS KONSTITUIMIT TË KUVENDIT/ Albin Kurti mandatohet nga presidentja Osmani për formimin e qeverisë së re
Home
Rajon

PAS KONSTITUIMIT TË KUVENDIT/ Albin Kurti mandatohet nga presidentja Osmani për formimin e qeverisë së re

11 February, 2026 s.autor Rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mandatuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti si mandatar për formimin e qeverisë së re.

“Sot, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, kam caktuar kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju priftë e mbara”, shkruan Osmani në Facebook.

Kuvendi pritet të mblidhet sërish sonte për formimin e qeverisë.

Më herët, u mbajt seanca konstituive ku u zgjodh kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu si edhe pesë nënkryetarët Ardian Gola, Vlora Çitaku, Kujtim Shala, Sllavko Simiq dhe Emillija Rexhepi.

Në fjalimin e saj të parë, Haxhiu tha se do të sigurojë funksionim me dinjitet të Kuvendit, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën.

Seanca konstituive u zhvillua pas përfundimit të procesit zgjedhor të 28 dhjetorit dhe certifikimit të rezultateve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERA E FORTË NË JUGLINDJE/ Rimorkio shkëputet nga kamioni dhe bllokon rrugën në Korçë
Previous article "MOLOTOVË DHE SENDE TË FORTA U HODHËN NË DREJTIM TË EFEKTIVËVE"/ Zëdhënësi i Policisë së Shtetit: Incidenti me deputetin e PD? Po hetohet edhe...

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT