Shqipëria renditet e dyta në botë për prevalencën më të ulët të depresionit, pas Kolumbisë.
Sipas të dhënave të publikuara nga portali Our Word In Data, prevalenca e depresionit në vend është 2.4% (përhapja e sëmundjes në popullatë e shprehur në përqindje). Në vend të tretë renditet Polonia, me prevalencë prej 2.48%.
Vendet me prevalencë më të ulët të depresionit janë vendet e Ballkanit dhe ato të Europës Lindore, ku prevalenca luhatet midis vlerave të 2.5-3%. E kundërta ndodh me vendet e zhvilluara ekonomikisht.
Loving Husband Donates Blood 147 Times to Save Wifeharta-depresionit
Our Word In Data ka përpunuar të dhënat globale të Institutit për Matje dhe Vlerësimin e Shëndetit.
Kush janë më depresivët
Sipas të dhënave të hartës, vendet e zhvilluara kanë prevalencë më të lartë të depresionit. Groenlanda është vendi me prevalencën më të lartë, 6.41%. Edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sëmundja e depresionit ka gjithashtu prevalencë mbi mesataren globale të shpërndarjes së sëmundjes, me 5%.
Në Europë, vendi më përqindjen më të lartë të përhapjes së depresionit në popullatë është Finlanda me 5.19%, Suedia me 4.97%. Vendet nordike, pavarësisht se njihen si shtete sociale, kanë prevalencë të lartë të sëmundjes së depresionit.
Britania e Madhe, vendet e Beneluksit, Gjermania, Franca dhe Portugalia kanë prevalencë të sëmundjes prej 4-5%.
Stigma mban shifrat zyrtare në nivele të ulëta
Depresioni është një problem shëndetësor shumë i shpeshtë në popullatë. Në një prononcim të mëparshëm të Institutit të Shëndetit Publik për Monitor, vlerësohet se rreth 1 në 4 persona vuajnë nga depresioni të paktën një herë në jetën e tyre.
Për fat të keq, ky problem nuk trajtohet si sëmundjet e tjera, por rrethohet nga stigma (mosdeklarimi dhe mospranimi i sëmundjes). Për një kohë të gjatë, depresioni në vendet komuniste është konsideruar gabimisht si shenjë e dobësisë së karakterit. Gjithmonë e më shumë vërehet se depresioni rrit rrezikun për sëmundje të tjera të rëndësishme, si sëmundjet kardiovaskulare.
Në Shqipëri, pohojnë psikologët, përhapja e depresionit në popullatë është shumë më e madhe sesa mund të vlerësohej nga rastet e diagnostikuara në shërbimet shëndetësore. Arjana Rreli, psikiatre me përvojë të gjatë pune, pohon se numri i pacientëve që kërkojnë shërbimet mjekësore është rritur tre vitet e fundit, por doktoresha pohon se situata në realitet është edhe më e rëndë, pasi shoqëria ende nuk ka kulturën e mjaftueshme për të marrë diagnozë te mjeku dhe më pas trajtimin e nevojshëm.
Rreli thotë se një shoqëri e stresuar minimalisht nuk është produktive dhe krijon predispozitë për të përthithur edhe pjesën tjetër të shëndoshë të popullatës. Depresioni është ndër sëmundjet më të kushtueshme, me ndikime negative zinxhir në ekonomi.
Vitet e fundit në Shqipëri është konstatuar rritje e konsumit të medikamenteve kundër depresionit. Sipas të dhënave konfidenciale nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, importet e Loram-it, Xanax-it dhe Citolex-it janë rritur ndjeshëm tre vitet e fundit. Për vitin 2016, ato janë 6-17% më të larta sipas llojit të medikamentit. Më 2016 u zhdoganuan 195,137 pako Loram (2.5 miligramë) nga 167,000 më 2015, me një rritje vjetore 18%. Me ritme dyshifrore (11%) janë rritur edhe importet e Xanax-it dhe rritje 6% edhe ato të Ciltolex-it. Burimet në dogana pohojnë se ritmet e rritjes së importeve të këtyre medikamenteve kanë qenë të larta në dy vitet paraardhëse.
Prevalenca e depresionit në %
1 Colombia 2.38
2 Albania 2.45
3 Poland 2.48
4 Peru 2.55
5 Bosnia and Herzegovina 2.56
6 Myanmar 2.57
7 Macedonia 2.60
8 Romania 2.63
9 Slovakia 2.65
10 Central Europe 2.70
11 Bulgaria 2.79
12 Montenegro 2.83
13 Tajikistan 2.85
14 Azerbaijan 2.85
15 Serbia 2.86
16 Andean Latin America 2.90
17 Indonesia 2.91
18 Brunei 2.93
19 Central Latin America 2.95
20 Panama 2.97
21 Czech Republic 2.97
22 Philippines 3.00
23 Honduras 3.03
24 Mexico 3.05
25 Hungary 3.05
26 Georgia 3.07
27 Armenia 3.07
28 Seychelles 3.07
29 Southeast Asia 3.08
30 Croatia 3.08
31 Venezuela 3.09
32 Jamaica 3.12
33 Laos 3.12
34 Antigua and Barbuda 3.13
35 United Arab Emirates 3.13
36 Costa Rica 3.13
37 Turkmenistan 3.13
38 Nicaragua 3.15
39 Bahamas 3.17
40 Uzbekistan 3.18
41 Tonga 3.20
42 Slovenia 3.20
43 Dominica 3.22
44 Taiwan 3.22
45 Vietnam 3.22
46 American Samoa 3.25
47 Central Asia 3.27
48 Ecuador 3.28
49 Latin America and Caribbean 3.30
50 El Salvador 3.32
51 Grenada 3.32
52 Barbados 3.32
53 Samoa 3.33
54 Paraguay 3.34
55 Kyrgyzstan 3.36
56 Northern Mariana Islands 3.37
57 Saint Lucia 3.37
58 Bermuda 3.38
59 Cambodia 3.38
60 North Korea 3.38
61 Thailand 3.38
62 Marshall Islands 3.40
63 Belize 3.40
64 Vanuatu 3.41
65 Fiji 3.42
66 Micronesia (country) 3.42
67 Dominican Republic 3.42
68 Saint Vincent and the Grenadines 3.42
69 Solomon Islands 3.43
70 Denmark 3.43
71 Bolivia 3.46
72 Oceania 3.46
73 Maldives 3.46
74 Papua New Guinea 3.48
75 Austria 3.48
76 Kiribati 3.49
77 United States Virgin Islands 3.49
78 Mali 3.49
79 Timor 3.49
80 Puerto Rico 3.49
81 Guatemala 3.52
82 Egypt 3.53
83 Middle SDI 3.53
84 Mauritania 3.55
85 Cyprus 3.57
86 Iceland 3.58
87 Haiti 3.59
88 Malta 3.59
89 Zimbabwe 3.60
90 Sao Tome and Principe 3.62
91 Japan 3.62
92 Sri Lanka 3.64
93 East Asia 3.67
94 Saudi Arabia 3.67
95 Caribbean 3.68
96 China 3.68
97 Pakistan 3.70
98 High-income Asia Pacific 3.71
99 Oman 3.71
100 Singapore 3.71
101 Tropical Latin America 3.71
102 Bhutan 3.72
103 Comoros 3.72
104 Brazil 3.72
105 Malaysia 3.75
106 Mauritius 3.76
107 World 3.77
108 Spain 3.79
109 Moldova 3.80
110 Kazakhstan 3.81
111 Luxembourg 3.82
112 Cote d’Ivoire 3.83
113 Argentina 3.84
114 Qatar 3.84
115 Guam 3.84
116 Italy 3.85
117 India 3.85
118 Uruguay 3.86
119 Latvia 3.87
120 Mongolia 3.87
121 Switzerland 3.87
122 Syria 3.87
123 Malawi 3.88
124 Turkey 3.89
125 High-middle SDI 3.90
126 Jordan 3.90
127 South Asia 3.90
128 Kuwait 3.91
129 Ghana 3.92
130 Trinidad and Tobago 3.93
131 Cuba 3.93
132 Senegal 3.94
133 Algeria 3.95
134 Southern Latin America 3.95
135 Niger 3.96
136 Namibia 3.98
137 Low-middle SDI 3.98
138 Nepal 3.99
139 Canada 4.00
140 Kenya 4.00
141 Andorra 4.00
142 South Korea 4.00
143 Lebanon 4.01
144 Russia 4.06
145 Guinea 4.07
146 Norway 4.08
147 Sudan 4.10
148 Southern Sub-Saharan Africa 4.11
149 Libya 4.12
150 Djibouti 4.12
151 Iraq 4.13
152 South Africa 4.16
153 Israel 4.16
154 Bahrain 4.16
155 Zambia 4.16
156 Benin 4.16
157 Low SDI 4.17
158 Sierra Leone 4.18
159 Tanzania 4.18
160 Eastern Europe 4.18
161 Togo 4.19
162 Guinea-Bissau 4.19
163 Germany 4.20
164 Western Sub-Saharan Africa 4.21
165 Western Europe 4.21
166 Tunisia 4.21
167 Burkina Faso 4.21
168 Chile 4.22
169 Madagascar 4.23
170 Estonia 4.24
171 South Sudan 4.25
172 Burundi 4.28
173 North Africa and Middle East 4.29
174 Sub-Saharan Africa 4.30
175 Netherlands 4.30
176 Somalia 4.31
177 Cameroon 4.32
178 England 4.33
179 Wales 4.34
180 High SDI 4.34
181 United Kingdom 4.34
182 Yemen 4.35
183 Eritrea 4.36
184 Eastern Sub-Saharan Africa 4.37
185 Ethiopia 4.37
186 Belarus 4.40
187 Nigeria 4.40
188 Botswana 4.40
189 Afghanistan 4.40
190 Mozambique 4.43
191 Bangladesh 4.44
192 Northern Ireland 4.44
193 Liberia 4.45
194 Scotland 4.46
195 Greece 4.47
196 Ireland 4.47
197 Belgium 4.47
198 Rwanda 4.47
199 Chad 4.48
200 Ukraine 4.52
201 France 4.52
202 Lithuania 4.53
203 Democratic Republic of Congo 4.53
204 Congo 4.55
205 Swaziland 4.57
206 Central Sub-Saharan Africa 4.58
207 Gabon 4.59
208 Cape Verde 4.63
209 Equatorial Guinea 4.66
210 Gambia 4.71
211 Angola 4.72
212 Central African Republic 4.75
213 New Zealand 4.77
214 Suriname 4.77
215 Guyana 4.89
216 Australasia 4.92
217 Australia 4.95
218 Sweden 4.97
219 Palestine 5.01
220 Portugal 5.02
221 North America 5.05
222 United States 5.17
223 Finland 5.19
224 Uganda 5.62
225 Iran 5.69
226 Morocco 5.87
227 Lesotho 5.98
228 Greenland 6.41
Marrë nga Monitor.al