• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS GREQISË/ Polonia i kërkon dëmshpërblimin e luftës Gjermanisë
Home
Nderkombetare

PAS GREQISË/ Polonia i kërkon dëmshpërblimin e luftës Gjermanisë

31 August, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri i ri Grek, Kyriakos Mitsotakis, dy ditë më parë në një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel,  theksoi se shpreson që Gjermania do të pranojë të fillojë negociatat për dëmshpërblimet e luftës.

Nërkohë sot, pak përpara përkujtimit të 80-vjetorit të sulmit të Gjermanisë naziste ndaj Polonisë, presidenti polak, Andrzej Duda përsërit kërkesat për reparacione.

“Lufta i shkaktoi dëme të jashtëzakonshme vendit tonë”, deklaroi ai.

Duda tha për “Bild” se reparacionet e luftës janë një çështje përgjegjësie dhe morali.

“Gati 6 milionë qytetarë polakë janë vrarë, qytetet tona u rrënuan, kryeqyteti ynë u shkatërrua tërësisht”, është shprehur kreu i shtetit polak për gazetën gjermane.

Më tej shtoi:

“Shumica ishin civilë të pafajshëm, të vrarë në bastisje, aksione të ndryshme, në geto dhe kampe përqëndrimi. Ne nuk e harrojmë këtë: Gati gjysma e viktimave polake, tre milionë vetë ishin hebrenj, të shuar brutalisht nga ideja e çmendur racore e Hitlerit.”

Nga ekspertizat e kryera me porosinë e ish-presidentit, Lech Kaczynski, sipas Dudas, duket qartë, se këto dëme nuk janë dëmshpërblyer kurrë. Një komision parlamentar në Varshavë do të paraqesë shpejt një faturë në raportin përfundimtar.

“Jam i sigurt, ne do ta gjejmë një zgjidhje”, dhe në të njëjtën kohë, kreu i shtetit polak kujtoi marrëdhënien e mirë mes Gjermanisë dhe Polonisë, duke theksuar se të dy vendet janë pajtuar, në të gjitha drejtimet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Po luhet ndeshja Chelsea-Sheffield. Rezultati 2-2
Previous article FLET ISH-MBROJTËSI I "DJAJVE TË KUQ"/ Ferdinand injoron: Absurde të fitojë Van Dijk para dy...

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT