Sali Berisha vijon të përmendë të tjerë ministra si të implikuar me çështjen “Habilaj”.
Përmes një denoncimi të cilin e bën në emër të “qytetarit dixhital”, Berisha thotë se edhe ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri ka pasur lidhje me grupin e akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.
Ish-kryeministri shkruan se qytetari i tij dixhital ka parë nga afër kur Habilajt i kanë dhënë para Gjiknurit.
Më herët ishte gazetari Blendi Fevziu që ka paralajmëruar tërmet politik duke siguruar se ka të tjerë ministra që janë fotografuar me Habilajt.
Të jetë Fevziu këtë herë qytetari dixhital i Berishës?
Postimi i plotë i Berishës
Gjiknuri ne tepsi! I filmuar duke i dhene para Habilajt ne fushate per te blere votat!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
“Pershendetje Doktor! Gjate fushates elektorale te fundit, Habilajt uleshin per dreka dhe darka me Damian Gjiknuri ne Vlore. Madje Habilajt kane edhe regjistrime duke i ofruar para ne dore D.Gjiknurit. Kane pasur mardhenie te regullt interesash Gjiknurin. Ju uroj shendet. Anonim Ju lutem!”


