• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pas dyerve të Pallatit Mbretëror Anglez, historitë e parrëfyera lidhur me martesat dhe tradhëtitë
Home
Jetë

Pas dyerve të Pallatit Mbretëror Anglez, historitë e parrëfyera lidhur me martesat dhe tradhëtitë

1 January, 2018 g.autor Jetë

Disa tregime rreth njohjes së çifteve mbretërore mbeten ende misterioze për opinionin publik.

Megjithatë, gjersa monarkia po modernizohet, anëtarët e dinastisë në pushtet gjithashtu kanë më shumë liri të zgjedhjes.

Martesat e disa prej tyre përfunduan para kohe gjersa kanë gjetur menjëherë ngushëllim në femrat/meshkujt të tjera

Këto janë disa nga historitë më interesante të çifteve që vijnë nga mbretëria britanike.
Mbretëresha Elizabeta II-të dhe Princi PhilipÇifti njihet që nga fëmijëria.

Elizabeta ishte tetëvjeçare ndërsa Philipi ishte 13 vjeç kur u takuan në dasmën e Princeshës greke, Marisë dhe Dukës së Kentit. Zyrtarisht u bënë miq pesë vjet më vonë.

Të dy janë edhe kushëri të rrethit të dytë. Pas kësaj takimi, kur Elizabeta ishte vetëm 13 vjeçare filluan të shkëmbenin letra dhe më pas dashuruan në njëri-tjetrin. Fejesa e tyre u bë zyrtare në korrik të vitit 1947.

Megjithatë, dyshohet se ata edhe më herët ishin në lidhje, por prisnin që Elizabeta të arrinte moshën që lejohej edhe me ligj, përkatësisht të mbushte 21 vjet. Ata u martuan në të njëjtin vit. Ata kanë katër fëmijë: Charlesin, Annen, Andrewin dhe Edwardin.

  • Mbretëresha Elizabeta II-të dhe Princi Philip

Charles dhe Camilla u takuan gjatë një ndeje të mikut të tyre të përbashkët gjatë vitit 1971 dhe menjëherë thonë se ranë në dashuri në shikim të parë.

Camilla, megjithatë, atëherë ishte e martuar me Andrew Parker-Bowlws, me të cilin ajo shpesh e tradhtoi.

Kur Charles shkoi në marinë, Parker-Bowles u fejua me Andrewin, ku herë pas here e mashtronte me Charlesin.

Ky i fundit u martua me Princeshën Dianën, të cilën e tradhtonte me Camillan dhe pas një marrëdhënie të komplikuar, e cila zgjati më shumë se 30 vjet, më në fund u martuan në vitin 2005.

Princi Charles dhe Princesha DianaAtëbotë 16-vjeçarja Diana Spenser takoi Charlesin gjersa princi flirtonte edhe me të motrën e saj, Saromin.

Megjithëse vazhdimisht u takonin si miq, romanca e tyre u zyrtarizua vetëm dy vjet më vonë, kur të dy ishin pa partner.Ata u takuan në ndejë private familjare dhe pas gjashtë muajve u fejuan. Ata u martuan në vitin 1981 dhe u shkurorëzuan në vitin 1996.

Vajza e mbretëreshës Elizabeta II, Anne ishte tejet e suksesshme në garat e kuajve, ku edhe fitoi titullin e kampionit evropian.

Në Lojërat Olimpike në Munich në vitin 1972, atë e njoftoi një mik me Mark Philipsin, me të cilin pati një martesë me shumë ngritje dhe ulje.Kur u martuan, Philipsit iu ofrua titulli i Kontit, të cilin e refuzoi. Prandaj, fëmijët e tyre nuk kanë tituj, Mark Jr. dhe Zara Philips. Dyshja u shkurorëzua zyrtarisht në vitin 1992.

Anne u takua me bashkëshortin e dytë në vitin 1980 pasi u shkurorëzua me Philipsin. Timothy punoi si ndihmës i mbretëreshës.

Publiku mësoi për marrëdhëniet e tyre në vitin 1989, kur u zbuluan letrat e dashurisë që ai i dërgonte princeshës. U martuan tri vjet më vonë.

  • Princi Andrew dhe Sara Ferguson

Andrew dhe Sara shkonin në ndeja të ngjashme shoqërore. Babai i Sarës ishte shef i stafit të familjes mbretërore dhe kështu dyshja shpesh u takuan. Ajo ishte gjithashtu edhe mikeshë e princeshës Diana, të cilët e njohu në vitin 1985.

Ata u ulën pranë njëri-tjetrit gjatë një dreke në Askot, në një garë me kuaj. Kur erdhi koha për ëmbëlsirë,

Sara tha se nuk do ta provonte sepse ishte në dietë. Andrew e paralajmëroi atë se do të ishte një shkelje e rregullës së Bontonit.

“Unë e godita në shpatull dhe fillova të qesh”, Fergie kishte shkruar në autobiografinë e tij. Ata u martuan një vit më vonë dhe kanë dy vajza, Princeshën Beatrice dhe Eugenio. Martesa zgjati për 10 vjet.

Ky çift i martuar simpatik u takua në një mënyrë mjaft të zakonshme, në vitin e parë të fakultetit në Universitetin e Shën Andrew në vitin 2001. Fillimisht ishin vetëm miq.

“Kur u takuam, u tërhoqa plotësisht, isha shumë e trembur”, tha Kate. William tha se ishin miq për një vit dhe më pas u dashuruan marrëzisht.

Gjatë dhjetë vjetëve, para se të martoheshin, dy herë i ndanë rrugët jetësore. Çifti u martuan në vitin 2011. Ata kanë djalin, George (5) dhe vajzën, Charlotte (2) ndërsa aktualisht po presin fëmijën e tretë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ronaldo kontratë me kompaninë arabe, fiton shumën marramendëse për 4 orë punë
Previous article HISTORIA E TRISHTË/ Nusja me kancer qe u martua 18 orë para se të vdiste (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT