Rreth 2 orë e gjysmë ka zgjatur seanca tek Gjykata e Krimeve të Rënda, ku ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u paraqit për vlerësimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.
Ai ka dalë nga tuneli i Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe ka hipur në automjet, i shoqëruar nga forcat e policisë. Po ashtu gjatë rrugës është shoqëruar nga policia deri në kthimin në banesë.
Për këtë arsye, ish-ministri Tahiri nuk ka mundur të japë një prononcim për mediat. “BalkanWeb” sjell video nga këto momente.


