• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS DY DEKADASH MBYLLET APLIKACIONI SKYPE/ Përdoruesit do të kalojnë në Teams
Home
Teknologji

PAS DY DEKADASH MBYLLET APLIKACIONI SKYPE/ Përdoruesit do të kalojnë në Teams

28 February, 2025 s.autor Teknologji

Korporata amerikane e teknologjisë Microsoft ka njoftuar se do të mbyllë përfundimisht aplikacionin e komunikimit Skype, duke filluar nga muaji maj 2025.

Ky vendim vjen pas rënies së popullaritetit të platformës dhe përqendrimit të kompanisë tek Microsoft Teams.Siç raportohet nga portali amerikan i teknologjisë XDA Developers, përditësimi më i fundit i Skype përmban një tekst paralajmërues për mbylljen e afërt të këtij aplikacioni. “Duke filluar nga maji, Skype nuk do të jetë më i disponueshëm. Vazhdoni me telefonatat dhe bisedat tuaja në Teams”, thuhet në program.

Kjo pasohet nga një shënim se një numër i caktuar i “miqve tuaj tashmë kanë kaluar falas te Teams“, me sa duket bazuar në kontaktet e përdoruesit.

Skype u lançua në vitin 2003 dhe shpejt u bë një nga platformat më të përdorura për thirrje dhe mesazhe online. Në vitin 2011, Microsoft e bleu atë për 8.5 miliardë dollarë, duke e integruar në ekosistemin e tij të produkteve.

Në vitin 2017, kompania prezantoi Microsoft Teams, i cili gradualisht mori rolin kryesor në komunikimin online, veçanërisht për bizneset dhe ekipet profesionale. Gjatë pandemisë së COVID-19, konkurrenca nga platforma si Zoom dhe Google Meet e la Skype-n në hije, duke ndikuar në vendimin e fundit të Microsoft.

Përdoruesit e Skype do të mund të përdorin kredencialet e tyre në versionin falas të Microsoft Teams, që do të zëvendësojë aplikacionin. Microsoft ende nuk ka dhënë një koment të mëtejshëm mbi këtë ndryshim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA NË TIRANË/ Zbulohet FOTO e vajzës që u masakrua me thikë nga partneri palestinez
Previous article PREJ 15 DITËSH NË SPITAL/ Zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë: Papa Françesku kaloi një natë të qetë, ka pak përmirësim

s.autor

Postime të ngjashme

BE SHTRËNGON RREGULLAT PËR CHATGPT/ OpenAI, Roblox dhe Reddit përfshihen në regjimin më të rreptë të DSA-së Teknologji

BE SHTRËNGON RREGULLAT PËR CHATGPT/ OpenAI, Roblox dhe Reddit përfshihen në regjimin më të rreptë të DSA-së

DORËZOHET ZUCKERBERG/ “Meta” bie dakord të paguajë mbi 17 mld dollarë për sigurinë e fëmijëve në 29 shtete amerikane Teknologji

DORËZOHET ZUCKERBERG/ “Meta” bie dakord të paguajë mbi 17 mld dollarë për sigurinë e fëmijëve në 29 shtete amerikane

GJYKATA MEKSIKANE GODET "META-n"/ 567 milionë dollarë gjobë për rrezikimin e fëmijëve Teknologji

GJYKATA MEKSIKANE GODET "META-n"/ 567 milionë dollarë gjobë për rrezikimin e fëmijëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT