Steve Barclay është konfirmuar si sekretari i ri i Brexit.
Deputeti për ‘North East Cambridgeshire’ dhe mbështetës i “Leave” kishte shërbyer si ministër në departamentin e Kujdesit Shëndetësor dhe Social, raporton BBC.
Ai zëvendëson, Dominic Raab, i cili dha dorëheqjen të enjten mbi marrëveshjen e tërheqjes së Theresa May, për Brexit.
Njoftimi vjen pasi, Amber Rudd u emërua sekretar i ri i Punës dhe i Pensioneve, duke zëvendësuar Esther McVey, që gjithashtu dha dorëheqjen.