Kryeministri Edi Rama njoftoi se në orën 18:45 do të ketë një komunikim të drejtpërdrejtë me publikun.
Njoftimi është bërë nga vetë kreu i qeverisë, i cili në një postim në rrjetet sociale shkroi:
“Në 18.45 do t’u drejtohem qytetarëve në një komunikim të drejtpërdrejtë.
Faleminderit paraprakisht të gjithë atyre që do ta ndjekin. Kush s’do mundet dhe dëshiron ta ndjekë, do ta ketë të plotë në ERTV.”
Ky do të jetë komunikimi i parë me publikun i kryeministrit Edi Rama pasi deputetët opozitarë dorëzuan më herët të enjten në Kuvend dorëheqjet e tyre nga funksioni i deputetit.