Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku u paraqit mëngjesin e sotëm.
Pasi qëndroi për disa orë në SPAK, Mazniku tha shkurtimisht për mediat se ishte thirrur si person në dijeni për një çështje, ndërsa nuk specifikoi se për çfarë bëhej fjalë.
Mazniku u paraqit në SPAK i vetëm, pa praninë e avokatit, teksa në hyrje nuk preferoi të bënte ansjë prononcim për mediat.


