• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS DISA MUAJSH ME PARALJMËRIME/ SHBA hedh hapin e parë hakmarrës ndaj Turqisë mbi sistemin “S-400”
Home
Nderkombetare

PAS DISA MUAJSH ME PARALJMËRIME/ SHBA hedh hapin e parë hakmarrës ndaj Turqisë mbi sistemin “S-400”

2 April, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Pentagoni tha se pas disa muaj paralajmërimesh, Shtetet e Bashkuara i dhanë fund lëvrimit të pjesëve të avionëve ushtarak F-35 në Turqi, një veprim hakmarrës për shkak të vendimit të Ankarasë që të vazhdojë me blerjen e sistemeve kundërajrore ruse.

Udhëheqësit më të lartë amerikanë janë kërcënuar në vazhdimësi se do të refuzojnë planet e Turqisë për të blerë avionë të avancuar F-35, nëse ajo nuk braktisë përpjekjet për të blerë sistemet ruse S-400.

Ndërprerja e dërgimit të pjesëve dhe doracakëve të nevojshëm për avionët gjatë kësaj vere, është hapi i parë drejt ndërprerjes së plotë të shitjes së avionëve.

Ushtruesi i detyrës së zëdhënësit të Pentagonit, Charles Summers, tha se “Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta se blerja e sistemeve S-400 është e papranueshme. Derisa të heqin dorë nga sistemet S-400, Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar dërgesat dhe nëse Turqia blenë sistemet S-400, pjesëmarrja e saj në programin F-35 është në rrezik”

Vendimi i Shteteve të Bashkuara pasoi deklarimet e ministrit turk të Punëve të Jashtme, i cili tha se vendi i tij është i përkushtuar ndaj marrëveshjes për blerjen e sistemeve ruse dhe po diskutohen datat e dorëzimit të tyre.

Udhëheqësit amerikanë të mbrojtjes kanë thënë që nëse Turqia, një aleate e NATO-s, nuk rishikon blerjen nga rusët, do të humbiste avionët dhe sistemet e tjera ushtarake amerikane.

Gjatë një dëgjimi në Kongres muajin e kaluar, gjenerali amerikan Curtis Scaparrotti, komandanti i lartë i NATO-s, tha se këshilla e tij kryesore është që Shtetet e Bashkuara të mos punojnë me një aleat që blen sisteme ruse që mund të kërcënojnë një nga mundësitë më të përparuara të ushtrisë amerikane.

Zyrtarët shprehën shqetësimin po ashtu se blerja nga Turqia e sistemeve amerikane dhe ruse, do të mund t’i jepte Moskës qasje në teknologjinë e sofistikuar amerikane dhe do t’i krijonte mundësi që të gjejë rrugë për t’iu kundërvënë sistemit F-35.

Në vitin 2017 Ankaraja nënshkroi një marrëveshje me Moskën për sistemin e raketave S-400. Në të njëjtën kohë, Turqia ka ndihmuar për financimin e programit F-35 dhe ka planifikuar të blejë 100 avionë nga SHBA-ja, pjesa e parë të cilëve është parashikuar t’i dorëzohet autoriteteve turke më vonë gjatë këtij viti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Bllokohet një kontenier me mallra të falsifikuara në portin e Durrësit
Previous article DEBUTOI ME EKIPIN E PARË 14 VJEÇ/ Barcelona zbulon pasardhësin e "Pleshtit" në Amerikë (FOTO+VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT